Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar nga Saranda. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vidhte banesa të ndryshme. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se kishte tentuar të vidhte edhe në dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa aksesorë të vjedhur, përkatësisht pesë orë dhe tre unaza. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë finalizuar operacionin e koduar “Houses”, në kuadër të hetimeve për vjedhje në banesa. Shtetasi G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë dhe i dënuar më parë për të njëjtin krim, u kap dje pas kryerjes së një vjedhjeje në një banesë në lagjen nr. 2. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se kishte tentuar të vidhte edhe në dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa aksesorë të vjedhur, përkatësisht pesë orë dhe tre unaza. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet për të zbardhur çdo vjedhje tjetër që mund të ketë kryer i riu vijojnë.









