• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës si OJF, organizon konferencë për turizmin dhe bien dakord për bërë një strategji

23/11/2021
Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës si OJF, organizon konferencë për turizmin dhe bien dakord për bërë një strategji

Fundjavën që shkoi pati një ngjarje jo shumë të zakontë në Gjirokastër.  Këshilli Bashkiak doli befas jashtë rolit të tij ose mori rolin e munguar të universitetit apo të ndonjë Organizate Jofitimprurëse si ato që gllabërojnë projekte dhe për sy e faqe organizojnë ndonjë work shop. Në këtë rast Këshilli Bashkiak organizoi një konferencë me temë “Turizmi dhe ekoturizmi në rajonin tonë, arritje, sfida dhe perspektiva”.

Referuesit në fakt nuk ishin mendimtarë të mëdhenj apo kërkues që ndoshta mund të kishin bërë ndonjë studim e të kishin ca të dhëna empirike. Folën kryetarët e bashkive të qarkut dhe zëvendësit e tyre, si dhe disa përfaqësues të ftuar nga institucione të tjera. Ranë dakord të gjithë me njëri-tjetrin, siç bëhet zakonisht në të tilla organizime, dhe ikën duke lënë pas nevojën që duhet të kenë një strategji për zhvillimin e turizmit.

Domethënë këta që duhet të bëjnë strategji e politika dhe t’i zbatojnë ato, na tregojnë pse çalon puna. Të kuptohemi, nuk jemi duke thënë se takime të tilla bëjnë keq, qofte dhe kur ato bëhen për të bërë ca qoka. Në fund të fundit janë një mundësi më tepër për të ballafaquar mendime e për të nxitur bashkëpunime. Por kur bëhen nën ombrellën e një organi kolegjial si Këshilli Bashkiak, që nuk është as universitet e as OJF, natyrisht që gjithçka duket e ekzagjeruar.

Këshilli Bashkiak ka totalisht rol tjetër dhe ligji i jep të gjitha mundësitë që në çdonjërën nga mbledhjet të debatojë për çështje të interesit publik në territorin që mbulon. Të shpenzosh qoftë edhe pak para publike, për të bërë botime të fjalimeve të kryetarëve e nënkryetarëve të bashkive të qarkut, në mos delir është me siguri luks i madh që një Zot e di se si ia lejoni vetes. ©argjiroja.net 

Related Posts

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026
Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari
Kryesore

Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari

12/02/2026
Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
Kryesore

Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12/02/2026
Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT
Kryesore

Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

13/02/2026
VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al