Gramoz Braho, anëtari i Këshillit Bashkiak Gjirokastër rikthehet për herë të dytë në vëmendje të publikut. Fillimisht para disa javësh, ai u bë protagonist pasi i prishi planin Zamira Ramit dhe Roland Bejkos për të shkarkuar sekretarin e këshillit. Sajoji një takim me votuesit e tij të komunitetit egjiptian në lagjen ‘Punëtore’, të cilët i kërkuan të mos bashkohej me PD-në. Dhe kështu ndodhi. Sot Braho pati një takim me drejtoreshën e Shërbimit Social dhe drejtorin e Zyrës së Punësimit në Gjirokastër, të cilëve u kërkoi informacion mbi pjesëtarët e komunitetit egjiptian të larguar nga skema e ndihmës ekonomike.
Por deri këtu gjithçka duket normale. Përmes një postimi në Facebook, ai hedh akuza ndaj Televizionit Gjirokastra, i cili sipas tij ka censuruar deklaratën që bëri me këtë rast. Ndonëse s’e përmend me emër, kjo zbulohet më tej nga debati që Braho ka bërë me gazetaren e këtij televizioni, Eri Muço. Këshilltari thotë se ky televizion është marrë peng nga pushteti për t’u përdorur për interesa politike. Më poshtë debati mes tij dhe gazetares.
©ArgjiroLajm.net