• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këshilltarja e Lulzim Bashës: Avni Rustemi ishte vrasës me pagesë, atentanti ndaj Esat Pashës akt terrorist

02/10/2020
Këshilltarja e Lulzim Bashës: Avni Rustemi ishte vrasës me pagesë, atentanti ndaj Esat Pashës akt terrorist

Dekorimi i Avni Rustemit nga presidenti i Republikës me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur reagime. Një pjesë e madhe e komunitetit tiranas, ka dalë kundër vlerësimit, duke qenë se për ta akti i Avni Rustemit, është akt terrorist.

Bogdani e cilëson Avni Rustemin killer me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.

Mirela Bogdani, ish-këshilltare e PD në Bashkinë e Tiranës dhe përfaqësuese e shoqata “Tirona Intellectum”

“Në dekorim ka terma komunist, ‘asgjësimi’ ishte akt terrorist”

Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi, për të cilin, ai që komuniteti e sheh si killer me pagesë, është patriot.

Xhufi thotë: “Unë e miratoj dekorimin e dedikimin që i bëri presidenti. Avni Rustemi idealist, ndërsa Esati njeri i kulisave”. Xhufi gjykon se për të kuptuar Avni Rustemin, duhet ditur se kush ishte Esat Pasha për çka përmend faktin që varri i Esat Pashës është në varrezat e serbëve dhe nderohet nga ministrat serbë.

Prej vitesh, qasja ndaj Esat Pashë Toptanit, ka qenë e ndryshme. Aktet e tij, që qenë cilësuar si tradhti, janë rrekur të shpjegohen, ndonëse për të, mendimet nuk janë unifikuar kurre.

“Esat Toptani nuk është tradhtar siç̧ e tregon historiografia komuniste dhe Avni Rustemi nuk është hero, madje vrasja e Esatit pre tij, është një njollë”, thotë Mirela Bogdani

Për Pëllumb Xhufin, situata në të cilën, Rustemi ndërmori aktin ekstrem, ishte tejet komplekse.

“Kur u krye atentanti, Esati po i bente gjëmën vendit në Paris. Esati kishte cunguar vendin dhe kishte unifikuar me serbët” doganat e përfaqësitë diplomatike”, thotë historiani.

Ato që janë qëndrimet e historianëve, nga kryetarja “Tirona Intelectum”, shihen si këndvështrime komuniste.

Për Xhufin, Esat Pasha ndërsa gjendej në Paris po organizonte një kryengritje në Shqipëri që do te rrëzonte qeverinë e Lushnjës, që t’i hapte udhë, planin të tij me serbët.

Por si mund te lexohet sot, politikisht, një akt i tille në një luftë që përtej kufijve të shtetit shqiptar, ishte edhe përplasje politike?

Për Bogdani, motivacioni është skandaloz, ndërsa për Xhufin, eliminimi është një formë ekstreme e luftës politike.

Xhufi i ndan kohët me njëra-tjetrën, kur është fjala për mesazhin qe jep sot dekorimi i Avni Rustemit për një vrasje në ditët tona.

“Avniu djalë i mësuar, ndërsa Esati njihte vetëm paranë”, thotë historiani.

Ndonëse vrasja e pashait ishte e 100 viteve më parë, sic thote Xhufi, paralelizmat nuk mungojne.

Për Bogdani, dekorimi i Avni Rustemit për vrasjen e Esat Pashës, jep mesazhin e pushkës për kundërshtarin.

Megjithëse historia e këtyre dekadave i ka trajtuar këto të dhëna për dy figurat historike, dasitë e dy qëndrimeve janë kryekëput të ndryshme, deri në kërkesën për heqjen e përmendores për Avni Rustemin.

Bogdani thotë se shoqata e saj, kërkon të hiqet busti i Avni Rustemit, ndërsa Xhufi, shprehet se tiranasit duhet të gjejnë referencë tjetër, jo Esatin, pasi mes Toptanasve, ka pasur shumë patriotë madje Esati, është eksepsion.

Kur pyetet për termin “asgjësimin e armikut të brendshëm” si motivacion dekorate, Xhufi, thotë se në luftë gjërat janë më të thjeshta.

Megjithekete, dekorimi per nje vrasje per Xhufin nuk promovon vrasjen e kundërshtarit sot.

“Dekorimi i Avni Rustemin nuk promovon vrasjen. “Shqipëria sot ka integritet, veç kur e shesin…”, thotë Xhufi.

As për Avni Rustemin as per Esat Pashën, nuk duket të ketë një mendim të unifikuar se afërmi. Liria na jep të drejtën të mendojmë ndryshe edhe kur dasitë janë mbi heronj e tradhtarë.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al