Ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka mbajtur postin e shefit të Bankës Qendrore Europiane.
Revista “Forbes” e rendiste pak vite më parë si njeriun e 18-të më të pushtetshëm në botë, megjithatë shumë pasagjerë të aeroportit që kanë kaluar pranë tij ka gjasa të mos e kenë njohur fare.
Bëhet fjalë për Mario Draghi-n, i cilësuar si “Super Mario”, për aftësinë e jashtëzakonshme për të lundruar në politikat evropiane, i cili shfaqet duke drekuar në aeroport si një njeri i zakonshëm.
Me një thjeshtësi për t’u vlerësuar, ai është fotografuar duke konsumuar ushqimin e aeroportit me një copë buke në dorë dhe një gotë ujë në tavolinën ku qëndron i vetëm.
Kontrasti është i madh, nga sa jemi mësuar të shohim ne shqiptarët, ku edhe një deputet i një zone rurale shfaq më shumë luks.
Por jo Draghi, ai qëndron i vetëm, pa truproja, pa fluturime “VIP”. Një pamje e rrallë…