Nga Da Shiji*
“Me sa di unë, përpjekja për të bllokuar një qytet me 11 milionë njerëz është diçka e re për shkencën”. Kjo ka qenë fjalia e parë e Gauden Galea, përfaqësuesit i Organizatës Botërore të Shëndetit në Kinë i cili përshkroi situatën me të cilën po përballet qyteti, ku koronavirusi ka marrë disa jetë njerëzish.
Eksperti ka jetuar prej shumë kohësh në këtë qytet dhe kur nisi sëmundja a ka përshkruar se është diçka e re për njerëzimin, diçka që OBSH nuk e ka hasur më parë dhe ai së bashku me miliona njerëz të tjerë, ishte pjesë e këtij eksperimenti.
Në orën 2:00 të datës 23 janar, autoritetet në Wuhan lëshuan një urdhër të papritur për bllokimin e qytetit. Në orën 10 të mëngjesit të së njëjtës ditë, autobusët, metrotë, aeroportet dhe tragetet duhet të ishin të bllokuara. Galea tregon se OBSH ka qenë skeptike ndaj kësaj çështje, por nuk ka pasur kohë të japë opinionin e saj sepse vendimi në çdo rast ishte i pakthyeshëm.
Në më pak se dy ditë rreth 14 qytete në zonën e Hubeit, u bllokuan. Galea dhe ekspertë të tjerë të huaj shprehen frikës se bllokimi i qytetit është diçka tepër e guximshme. Gjatë fundjavës, “New York Times” citoi mjekun William Schaffner, një ekspert për sëmundjet infektive, i cili tha se bllokimi është thjesht “një eksperiment i shëndetit publik”, diçka që nuk është realizuar më parë.
Kina është mbajtur gjithnjë për ekonominë e saj të mirë dhe mënyrën se si ajo krijon eksperimente shkencore të mëdha, por a është e drejtë të cilësojmë këtë bllokim të qytetit si një “mrekulli kineze”?
Njerëz që nuk duhet të flasin
Të gjithë duhet të kuptojnë se kjo epidemi u lejua të përhapet, pasi autoritetet në këtë zonë e dinin 40 ditë më parë se të bllokonin qytetet. Nëse shikojmë më shumë informacione do të kuptojmë se kjo procedurë është kryer për të bllokuar informacionin mbi sëmundjen dhe jo sëmundjen. Sipas medias kryesore në Kinë “Caxin Media”, personi i parë i infektuar u diagnostikua në datën 8 dhjetor në Wuhan, një punonjës në tregun e kafshëve të egra. Numri të infektuarve u rrit më shpejtësi dhe profesionistët e shëndetit në Wuhan menduan se është sëmundja e SARS-it e cila ka nisur fillimisht në Kinën jugore në vitin 2003, por nuk ishte kështu. Duke qenë se Kina është një shoqëri që monitoron çdo lëvizje të njerëzve, autoritetet bënë që gjithçka në sytë e medieve të dukej si sëmundja e SARS-it në ditët e para të saj. Ata u përpoqën që të mbanin sekret koronavirusin dhe në 30 dhjetor Komisioni Shëndetësor në Wuhuan lëshoi një urdhër që nuk duhet të kishte asnjë informacion për virusin e ri. Deri në 31 dhjetor, qeveria në Wuhan ishte ende duke thënë publikisht se nuk kishte raste të transmetimit nga njeriu në njeri dhe se asnjë në personelin mjekësor nuk ishte infektuar.
Sipas një raporti në revistën “News Health”, nga botimi zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Qendra Klinike e Shëndetit Publik në Shanghai kishte izoluar një lloj të ri të koronavirusit deri më 5 janar, brenda vetëm 10 ditëve të mostrave të pranimit të tij nga pacientët që ndodheshin në Wuhan dhe shkencëtarët në qendër kishin marrë të gjithë sekuencën e gjenomit. Ekspertët e shëndetit e Wuhan vazhduan të theksojnë deri më 14 janar se nuk u gjetën prova të qarta të transmetimit të virusit nga njeriu tek njeriu. Më vonë, zyrtarët duhej të pranonin se kishte prova të asaj që ata e quanin “transmetim të kufizuar nga njeriu te njeriu”. Wang Guangfa, një anëtar i grupit të ekspertëve nga Pekini, doli dhe theksoi se sëmundja ishte “e parandalueshme dhe e kontrollueshme”. Kështu në idenë e këtyre deklaratave, publiku mbeti i painformuar.
Injorimi i shpërthimit nga Partia dhe zyrtarët e qeverisë mund të shihet qartë në propagandën e që ata bënin për të përfituar sa më shumë turistë në zonën e Hubeit. Sipas të gjitha gjasave kjo është arsyeja pse, siç u përmend më lart, nuk u raportuan raste të reja të virusit, pasi duhej të krijohej një mjedis harmonik për turistët, për takimet e mëdha politike dhe për konferencat këshilluese politike. Vetëm pas përfundimit të këtyre takimeve, në datën 19 janar u bënë publike raste të reja të cilat papritmas nga 2 shkuan në 136.
Pika e vërtetë e kthimit erdhi kur Zhong Nanshan pulmonologu i njohur kinez që identifikoi virusin SARS në 2003, bëri një vizitë në Wuhan. Ndërkohë, shkencëtarët në Pekin dhe Shanghai kishin bërë përparime kritike në atë front, duke identifikuar dhe sekuencuar patogjenin në kohë rekord dhe duke zhvilluar komplete diagnostikuese. Fatkeqësisht, përpjekjet e këtyre shkencëtarëve u hodhën poshtë nga “kutia e zezë” e politikës kineze. Meng Xin, studiuesi i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkroi ato ditë se “asgjë nuk mund të bëhet për të fshehur të vërtetën mbi shpërthimin epidemik”. “Shansi ynë më i mirë ishte të kishim nëpër këto rrugë doktorin e vjetër Zhong, i cili e zbuloi të vërtetën nga situatat që hasi në terren”, tha Xin. Dhe kështu qeveria u detyrua ta bllokojë qytetin, sepse bindja politike dhe ruajtja e stabilitetit vijnë gjithnjë të parat.
Qyteti “fantazmë”
Ka pasur një sërë lajmesh që kanë treguar se Wuhan nuk ishte qyteti i parë që u bllokua, por kishte edhe qytete të tjera. Qyteti më shumë u detyrua të bllokohej për shkak se kjo ishte kërkesa urgjente e autoriteteve të tjera. Mediat kineze thonë se urdhri u lëshua në orën 2:00, por nuk u zbatua deti në orën 10:00 të mëngjesit, një kohë e mjaftueshme që miliona qytetarë të lëviznin, të cilët disa prej tyre janë kuruar më së miri në spitalet qendrore të Shangait, ku mjekët e kishin paraprirë sëmundjen.
Por ajo çka është edhe me e rëndësishme të dihet, përpos përgëzimit të Kinës që arriti të bllokojë qytetet, është se si do të arrihet të sigurohet uji dhe ushqimi për banorët? Si do të pajiset personeli mjekësor në spitale dhe klinika me ilaçe dhe çdo send tjetër të nevojshëm? Si do të ruhet ligji dhe rendi?
Qeveria deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. E vetmja gjë që të gjithë dimë është mbyllja e një qyteti, kaq thjeshtë, por askush nuk na ka treguar se si do të vazhdojë jeta në Wuhan.
Njerëzit në Wuhan po shohin mungesë të gjërave kryesore në shtëpi dhe inflacionin jashtë kontrollit. Spitalet dhe stafi mjekësor nuk kanë furnizime të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse pasi punojnë jashtë orarit. Edhe spitalet më të mira në Hubei, të tilla si Spitali Tongji dhe Spitali Xiehe, nuk mund t’i shpëtojnë këtij problemi themelor. Ata kanë raportuar se edhe maskat janë reduktuar.
Në fakt, edhe qeveria është e bllokuar dhe në një masë të gjerë njerëzish mund të thuhet se është një qeveri e kujdesshme, por është vetëm një qeveri frikacake dhe e paaftë për të marrë përgjegjësi të nevojshme më përpara se ta kthejë vendin në një gjendje lufte. Kjo është ajo që e shqetëson publikun dhe e bën të jetë i pasigurt.
Në datën 22 janar, Zhang Ouya, një gazetar në gazetën Hubei Daily, bëri një postim ku tregonte se në Wuhan qarkullonte një virus dhe duhet të merreshin masa. Postimi i tij u fshi shumë shpejt dhe gazeta i kërkoi falje qeverisë. Në të njëjtën kohë, Xiao Hui një reporter i “Caixin Media”, i cili shkoi në tregun e kafshëve të egra për një reportazh, u rrah nga katër roje sigurie.
Gazetarja e “Caixin”, Wang Heyan, një nga reporterët më të mirë të investigimit që punon sot në Kinë, kontaktoi disa mjekë në Wuhan për të verifikuar infeksionet midis stafit mjekësor, por nuk mori asnjë informacion sepse personeli mjekësor ishte urdhëruar të mos fliste. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë nesër, por këtu në Wuhan, 11 milionë banorë janë duke pritur për një plan të vërtetë veprimi.
*Da Shiji është gazetar i cili prej vitesh jeton në qytetin e Wuhan.