• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

30/06/2025
Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës i partisë bëri një përshkrim të sinqertë e brutal të gjendjes së industrisë kineze: “Ne mund të bëjmë tavolina dhe karrige, filxhanë dhe çajnikë… por nuk mund të bëjmë asnjë makinë, avion, tank apo traktor“, tha ai asokohe.
Kjo ndjenjë urgjence industriale çoi në ngritjen e fabrikës së parë të traktorëve në Luoyang, në provincën Henan, si pjesë e një prej 156 projekteve të mëdha industriale të Planit të Parë 5-vjeçar të partisë.
Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1958, doli nga linjat e prodhimit traktori i parë i ndërtuar në Kinë, “Dongfang Hong”.
Shtatë dekada më vonë, Kina është shndërruar në një fuqi ekonomike dhe ushtarake globale.
Por udhëheqësit e saj janë ende të vetëdijshëm për një dobësi të vjetër: dhjetëra “choke points”, pika kritike industriale ku vendi mbetet i varur nga teknologjitë perëndimore, sidomos në sektorët e ndjeshëm si çipat, materialet e avancuara dhe makineritë me precizion të lartë.
Me këtë sfond historik, Presidenti Xi Jinping rikthehet në Luoyang, në fabrikën moderne që pason atë të epokës së Mao-s. Vizita e tij, më shumë se simbolike, është një thirrje kombëtare për eliminimin e çdo pengese teknologjike që e bën Kinën të prekshme ndaj presionit të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Në një epokë kontrollesh të reja mbi eksportet, Pekini ka vendosur të shpejtojë përpjekjet për vetë-mjaftueshmëri industriale.

Një shembull konkret i këtij revolucioni të heshtur po ndodh në periferi të Hangzhou-t, ku një grup inxhinierësh të kompanisë DeepVision Technology kanë adaptuar teknologji të përdorur në kirurgji për të ndërtuar sistemin më të avancuar të inspektimit të kushinetave industriale, një komponent thelbësor në gjithçka, nga trenat e shpejtë e makinat elektrike, te dronët dhe robotët.
Duke kombinuar sensorë imazhi dhe çipa me inteligjencë artificiale, DeepVision arrin të zbulojë defekte deri në 0.002 milimetra. Si rezultat, cilësia e kushinetave kineze është përmirësuar ndjeshëm. Një fabrikë që më parë merrte mbi 400 ankesa në vit, tani merr më pak se pesë. Në një tjetër rast, përqindja e produkteve të kualifikuara për treg u rrit nga nën 90% në 97%.
Megjithëse Kina ka tregun më të madh të kushinetave në botë, tregu global 53 miliardë dollarësh dominohet ende nga gjigantët perëndimorë: SKF (Suedi), Schaeffler (Gjermani), Timken (SHBA) dhe firmat japoneze NSK, NTN dhe JTEKT. Kina kontrollon vetëm rreth 25% të tregut.
Një studim i vitit 2020 nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan zbuloi një “hendek të thellë” midis kompanive kineze dhe atyre suedeze apo japoneze përsa i përket saktësisë dhe kontrollit të defekteve mikrostrukturore. Por, sipas një raporti të mëvonshëm nga Kai Yuan Securities, produktet kineze të nivelit të mesëm dhe të lartë përbëjnë tashmë rreth 20% të prodhimit total, një rritje domethënëse.
Themeluesi i DeepVision, Wang Shuailin, shprehet optimist: “Ekziston stereotipi se Kina nuk prodhon pajisje me precizion të lartë. Por që nga 2017-2018, të gjithë kemi nisur nga e njëjta pikë kur bëhet fjalë për AI në industri dhe ne tani po ecim më shpejt.”

Sipas një raporti të publikuar në maj nga China Policy, vetëm një pjesë e vogël e 4 milionë fabrikave kineze e ka përqafuar realisht inteligjencën artificiale, por kjo pritet të ndryshojë, pasi qeveria synon që shumica e fabrikave të mëdha të arrijnë një nivel të avancuar të prodhimit smart brenda 10 viteve.
Megjithatë, prodhuesit perëndimorë ruajnë ende epërsinë teknologjike, sidomos për produkte që përdoren në kushte ekstreme, si hapësira apo impiantet kimike. Kompanitë si Nikkiso (Japoni), që kontrollon 90% të tregut të fibrave të karbonit për aviacionin, shprehen të sigurt se teknologjia e tyre nuk kopjohet lehtë. “Kemi dekada përvoje që nuk zëvendësohen thjesht me investime,” thotë një zyrtar i kompanisë.
Por edhe në këtë front, Kina po avancon.
DeepSeek, një zhvillues AI që tronditi tregun me efikasitetin e tij, dhe Huawei, që tashmë udhëheq një rrjet prej mbi 2000 kompanish për vetë-mjaftueshmëri në zinxhirin e çipave, janë dëshmi të besimit të ri teknologjik që po përhapet në vend.
Në një takim me Xi Jinping në shkurt, themeluesi i Huawei, Ren Zhengfei, deklaroi se shqetësimet për “mungesën e zemrës dhe shpirtit” të teknologjisë kineze, një metaforë për dobësitë në hardware dhe software, po zbehen.
Angela Zhang, pedagoge në Universitetin e Kalifornisë Jugore, paralajmëron se Kina nuk synon thjesht të fitojë një garë me SHBA-në. “Qëllimi nuk është të jemi të parët, por të bëhemi të vetë-mjaftueshëm, të rrisim produktivitetin dhe të mbështesim rritjen ekonomike. Kjo është mënyra për të forcuar legjitimitetin e Partisë Komuniste. Zhvillimi teknologjik është vetëm mjeti.”
Në këtë rrugëtim të ri, Kina nuk po ndjek më, po udhëheq! Dhe ndërsa Perëndimi përpiqet të ruajë avantazhin e tij, në qendrat industriale si Luoyang, Hangzhou apo Shenzhen po ndërtohet e ardhmja e fuqisë prodhuese globale.
Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

RENDITJA/ Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë! Ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të

14/12/2025
Mbyllet java e 9-të e kampionatit të vajzave/ Fitojnë Vllaznia, Partizani, Apolonia e Teuta

Mbyllet java e 9-të e kampionatit të vajzave/ Fitojnë Vllaznia, Partizani, Apolonia e Teuta

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al