Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arbent Dervishi, 54 vjeç, banues në fshatin Dervishaj, Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 38 kg e 650 gr lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime mëtejshme, neni 283/1 i Kodit Penal.