Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishte vetëkarantinuar pasi kishte pasur kontakte me persona pozitiv me COVID-19. Testi për presidenten e KE ka rezultuar negativ.
Në një postim në Twitter, von der Leyen konfirmoi se ky është testi i dytë negativ.
Ajo, megjithatë, tha se do ta vazhdojë vetizolimin deri nesër mbrëma, “ashtu siç parashihet me rregulloret në fuqi”.
Von der Leyen njoftoi se është futur në vetizolim, pasi një person, me të cilin është takuar të martën e kaluar, kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus.








