• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kjo është arsyeja përse bota nuk ka asgjë për të festuar

02/01/2020
Kjo është arsyeja përse bota nuk ka asgjë për të festuar

Nga Peter Tiede, BILD

Filloi gjithçka në mënyrë tipike ruse: e vërteta ishte paketuar si shaka. Më 20 dhjetor të vitit 1999, në festën e Shërbimeve Sekrete, kryeministri i asaj kohe i Rusisë dhe ish-shefi i Shërbimit Sekret FSB, bëri shaka përpara agjentëve: spiunët e caktuar në qeveri e kanë bërë mirë punën e tyre.

12 ditë më vonë nuk ishte më shaka: Shërbimet Sekrete e kishin përfunduar punën e tyre dhe e kishin marrë pushtetin. Natën e 1 janarit 2000, Vladimir Putin, ish-bosi i FSB, i cili bënte shaka, u bë president i Federatës Ruse.

Boris Jelcin, një pijanec i moshuar, duhej t’ia dorëzonte pushtetin në prag të Vitit të Ri. Putin kishte mbledhur mjaftueshëm informacion për klanin e korruptuar të Jelcin- si shkëmbim ai mori dënimin.

Putin, ky i ri i hollë dhe i pasigurt, ishte fillimisht një burim shprese për rusët, por edhe për Perëndimin. Në një fjalim historik në Bundestag në vitin 2001, ai ofroi partneritet sy për sy. Gjashtë vjet më vonë, ai tronditi Perëndimin me një fjalim të dytë historik kur kërcënoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se do prodhonte armë të reja. Që atëherë ai ka fshehur raketat bërthamore në Kaliningrad: të drejtuara nga Europa Lindore dhe Berlini.

20 vite Putin dhe bota sheh një udhëheqës të Kremlinit në rrugën e luftës, i cili e përdor Kushtetutën si të dojë për të qëndruar në pushtet. Ai i jep popullit sinkronizimin me median shtetërore, kultin e udhëheqësit dhe folklorin kombëtar- një rikthim i Bashkimit Sovjetik.

Por mbi të gjitha, Putin ka humbur mundësinë për të reformuar vendin: ai vazhdon të jetë i varur nga shitja e gazit dhe naftës, duke neglizhuar prodhimin.

Pasojat e putinizmit:

-Rubla është rrëzuar: në 20 vite, kjo monedhë ka humbur 60 përqind të vlerës në krahasim me dollarin.

-Varfëria: tendenca e rritjes së pagave nuk ecën me nivelin e inflacionit. Premtimi për të ngritur klasën e mesme mbetet i paplotësuar, madje sipas shifrave zyrtare, 14.3 përqind e rusëve po jetojnë përsëri në varfëri.

-Arratia e kapitalit: milionerët e Rusisë e lënë vetëm një të tretën e pasurisë së tyre në vend- pjesa tjetër punon në Perëndimin e sigurt.

Reagimi i Putin ndaj krizave? Ai mobilizohet për të luftuar armiqtë e jashtëm. Pra, luftë!

Për të marrë pushtetin, ai e udhëhoqi vendin në Luftën e Dytë dhjetëvjeçare me Çeçeninë (80 mijë të vdekur). Në vitin 2014 ai aneksoi Krimenë dhe pushtoi Donbasin. Deri më sot kanë vdekur 15 mijë ukrainas. Në vitin 2015, Rusia dërgoi forcat ajrore në Siri, mbuloi sulmet me gaz helmues të diktatorit Asad dhe ndërhyri vetë në luftën e bombave. Rezultati: mijëra të vdekur. Shpërblimi: puset e naftës.

Por edhe në luftën asimetrike, Kremlini është shumë aktiv, duke ndërhyrë në fushatën zgjedhore të SHBA, në votimin e Brexit dhe zgjedhjet në Europën Lindore përmes ushtrisë së trollsave, të cilët kanë thyer edhe rrjetet e Bundestagut.

Jeta private e tij është si vendi që drejton: e rrënuar. Gruaja e tij, Ludmilla, u divorcua me të në vitin 2014.

Trupi gjysmë i zhveshur është një sinjal

Fotografi i njohur, Daniel Biskup, tregon takimet me Putin. Së bashku janë takuar tetë herë

Herën e parë që takova Putin, ishte në një intervistë në verën e vitit 2000. Ai na përshëndeti me një gjermanishte të përsosur, por foli shumë butë dhe dukej i ndrojtur. Pyetja e parë ishte se çfarë po bënte Helmut Kol. Ne e përgëzuam për zgjedhjen si president. Na falenderoi dhe tha se e priste një detyrë e vështirë.

Nuk ishte përulësi e rreme. Putin ishte në atë kohë 47 vjeç dhe kishte qenë gjithmonë një njeri i rreshtit të dytë. Për ish-agjentin e KGB, ishte akoma e pazakontë të ishte në qendër të vëmendjes. Ai pozoi me dëshirë për fotot e mia në tavolinën e shkrimit, por dukej pak i humbur.

Në vitet e pasuan, e pashë që ndryshoi. U bë gjithmonë e më i sigurt dhe në modë. Sot vesh mansheta dhe këpucë që përshtaten me kostumin.

Në intervistën e fundit në vitin 2016 takova një Putin krejt tjetër. Kishte një gjuhë tjetër trupi, zotëronte të gjithë skenën. Pjesa më e madhe e asaj që duket e çuditshme në Perëndim, është pritur mirë në Rusi. Paraqitjet me gjoksin e zhveshur, për shembull. Në një vend ku shumë meshkuj kanë probleme me alkoolin dhe vdesin herët, Putin dërgon një sinjal te popullata femërore: “Unë jam 67 vjeç, por gjithsesi jam plotësisht i aftë. Unë kujdesem për veten dhe Rusinë”.

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

21/12/2025
Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al