Baby G i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në spektaklin e kësaj të shtune, pasi u eliminua nga televotimi i publikut, duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar Çmimin e Madh.
Këngëtarja ishte në nominim përballë Inës, Gretës, Mirit dhe Rogertit, por rezultoi banorja më pak e votuar nga publiku. Pas shpalljes së rezultatit, ajo u largua nga shtëpia, ndërsa në studio hapi edhe biletën e fatit, e cila nuk i dha mundësinë për t’u rikthyer në garë.
Pas daljes nga formati, Baby G ndau edhe arsyet pse eksperienca brenda shtëpisë nuk ishte plotësisht në përputhje me pritshmëritë e saj. Ajo u shpreh se nuk kishte arritur ta gjente veten në atë ambient, duke theksuar se sjelljet e disa banorëve nuk i dukeshin të sinqerta.
Sipas saj, shumë prej banorëve janë të shtirur dhe mungon autenticiteti, ndërsa ajo vetë e konsideron veten një person të drejtpërdrejtë dhe pozitiv.
“Për mua nuk është dukur si rrugëtim i shkurtër, tri javë janë dukur si tre muaj atje brenda. E kam shijuar shumë si eksperiencë”, u shpreh ajo fillimisht, duke treguar se izolimi brenda shtëpisë ka qenë intensiv.
Më tej, këngëtarja shtoi: “Me të thënë të drejtën, janë shumë aktorë njerëzit aty brenda, janë shumë false dhe s’kam mundur të gjej veten siç dua unë. Jam shumë e drejtpërdrejtë dhe pozitive. Dua të shoh disa gjëra reale”.
Kjo nuk është hera e parë që Baby G bëhet pjesë e një formati të tillë televiziv. Para këtij spektakli, ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në edicionin e parë të reality show-t “Ferma VIP”.









