• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kombëtarja dhe historia me vazon që mban erë të keqe ..!

01/10/2022
Kombëtarja dhe historia me vazon që mban erë të keqe ..!

Nga Gëzim Sinemati

Kjo që ndodhi me Islandën nuk është fundi i botës, por fundi i ..vazos! U nisëm për të dalë të parët në grup, dhe me meritë dhe me intrigë zaptuam fundin e grupit! U bë një aksion “partie” para ndeshjes së fundit me Islandën me parrullën “Ta mbështesim Kombëtaren”, por ajo që ndodhi nuk ishte parashikuar në skedinën kuqezi!

Tifozët fërshëllyen futbollistët e Kombëtares, sidomos, kur Hysaj dhe Berisha u nisën për të ngushëlluar viktimat e vërteta të kësaj drame morale, ku njerëzit e fushës, futbollistët, dhe ata që tërheqin fijet e tyre nga lart, ç‘nderuan prapë njerëzit e shkallëve të stadiumit, tifozët e Kombëtares…

Jemi të fundit në grup, prekëm fundin e vazos që mban erë të keqe edhe pse ishim betuar me “nënë dhe me babë” se këtë herë do të ndërronim vazon. Për një jetë më të mirë, do të shkonim tek vazo që nuk mban erën e keqe. Po a është e vërtetë që duam të ndërrojmë vazon apo na tallin hileqarët që komandojnë Kombëtaren?

Sido që të jetë, historia që do të tregojmë është mrekullisht e hijshme për t’u treguar. Dikur, një vëlla shkon tek vëllai tjetër në Amerikë për disa ditë. U habit me shtëpinë dhe me bereqetin, por e humbi toruan kur shkoi në banjo. Nuk dinte se ku ta bënte nga luksi i tepërt dhe mbaroi punë në një vazo, ku më pas i vuri lulet artificiale nga sipër, siç ishin. Pas disa ditësh u kthye në Shqipëri dhe vëllai pyet villain ne telefon:

– Si arrite, i dashur?
– Shumë mirë arrita, por ju andej si jeni?
– Me shëndet jemi top fare, por shtëpinë e ndërruam!- i thotë vëllai i Amerikës.
– Po ajo ishte e bukur dhe më pëlqeu shumë…
– E bukur, e bukur, por mbante erë të keqe!
– Ku keni shkuar tani?- pyet si pa faj…
– Në një tjetër më të bukur se ajo, por edhe kjo mbaka erë..
– Si ka mundësi ?
– Vetëm vazon e luleve mora me vete…!
Edhe ne, në Amerikën tonë, pra tek Kombëtarja, kemi ndërruar shumë trajnerë, ndajmë nuk do të qajmë edhe për Rejën po e përcollën, sepse era keqe nuk do të na ndahet ngaqë “vazon”, pra presidentin, kemi 20 vite e kusur që nuk e ndajmë kudo që shkojmë…

Related Posts

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota
Sport

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln
Sport

VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

13/12/2025
VIDEO/ Barazim me gola, Teuta dhe Tirana ndajnë pikët
Sport

VIDEO/ Barazim me gola, Teuta dhe Tirana ndajnë pikët

13/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
VIDEO/ Suksesi i radhës, Barcelona “i lë targën” Realit, Raphinha “likuidon” Osasunan
Sport

VIDEO/ Suksesi i radhës, Barcelona “i lë targën” Realit, Raphinha “likuidon” Osasunan

13/12/2025
Do të ishte historike, Dritën dhe Shkëndijën i eliminon vetëm një skenar i pabesueshëm nga Europa
Sport

Do të ishte historike, Dritën dhe Shkëndijën i eliminon vetëm një skenar i pabesueshëm nga Europa

13/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al