• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike

31/03/2026
“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike

Gazeta italiane “Corriero dello sport” i ka kushtuar vëmendje finales së “play off” për Kupën e Botës, mes Kosovës dhe Turqisë, duke e bërë një portret të ekipit të Kosovës dhe duke u përqendruar te elementi italian i skuadrës.

“Kosova për historinë, kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, është titulli i artikullit të gazetës italiane, ku pastaj shtrihet panorama e origjinës së trajnerit, Franco Foda, prekja e kampionatit italian nga Vedat Muriqi dhe prania momentale në Serie A e Amir Rrahmanit, Edon Zhegrovës, Mërgim Vojvodës, Arijinet Muric.

“Kosova për historinë, kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!

Kjo përrallë ballkanike është një përzierje rrënjësh, largimesh, kthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë në të gjithë Europën. Kosova ëndërron Botërorin e saj të parë dhe sot Amerika nuk duket më kaq larg. Fitorja e pabesueshme në Sllovaki, 4-3, i ka dhënë edhe më shumë fuqi ambicies së një kombëtare të re si shtet, por tashmë të pasur me histori, identitet dhe përkatësi.

Dhe brenda këtij ëndrre ka edhe pak Napoli, sepse kapiteni është Amir Rrahmani, i lënduar, por që nesër në Prishtinë do të mbështesë shokët e tij. Më shumë se një kombëtare, Kosova është pothuajse një hartë sentimentale. Nga njëzet e tre të grumbulluarit, trembëdhjetë kanë lindur jashtë dhe vetëm dhjetë në vend. Zvicër, Gjermani, Suedi, Kroaci, edhe Belgjikë: kjo është harta e Kosovës, nga fëmijët e diasporës dhe të emigracionit që janë rritur larg, por mbeten të lidhur me një fanellë që për shumë prej tyre ka kuptime më të thella se vetë futbolli.

Është një skuadër e ndërtuar mbi dy shpirtra: në atë të të qëndruarve dhe në atë të të larguarve. Dhe ndoshta pikërisht kjo është forca e saj.

Kosova, origjinat venete të trajnerit Franco Foda

Trajneri Franco Foda gjithashtu është një figurë që tregon mirë këtë ide të identitetit “të përzier”. I lindur në Gjermani, me origjinë italiane nga babai, familje nga Vittorio Veneto, ai gjithmonë ka pasur brenda më shumë botë. Si lojtar dhe pastaj si trajner ka bërë disiplinën markën e tij, por në Kosovë ka gjetur diçka tjetër: një skuadër për t’u formuar jo vetëm taktikisht, por edhe emocionalisht. Ai ka qenë trajner i Austrisë në Euro 2020, por që nga 2024 drejton një dhomë zhveshje ku bashkëjetojnë aksente, rrugë dhe shkolla të ndryshme futbolli, të bashkuara nga një uri e përbashkët.

Kosova, ish-laciali Muriqi si referencë sulmuese

Zemra teknike e skuadrës rreh kryesisht mes sulmit dhe mesfushës sulmuese. Ish-laciali, “pirati” Vedat Muriqi, mbetet referenca kryesore ofensive dhe fytyra më e njohur e grupit. Pranë tij është talent i pastër si juventini Edon Zhegrova, i lindur në Gjermani, por rritur edhe në Kosovë, një lojtar që ndez imagjinatën, por që ka qëndruar në stol gjatë nëntëdhjetë minutave të gjysmëfinales kundër Sllovakisë.

Në portë, portieri i Sassuolos Arijinet Muric; në mbrojtje, Mërgim Vojvoda nga Como. Në mesfushë, eksperiencë dhe shpejtësi me Valon Berishën, tjetër bir i diasporës, dhe cilësi të shpërndara në një grup që përzien fizikalitetin ballkanik me formimin e evropian.

Kualifikimi për Botërorin 2026, Kosova beson

Nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një realitet i ri në futbollin ndërkombëtar, ka ndërtuar tashmë një identitet të vetin. Nuk ka thellësinë e skuadrave të mëdha, por ka entuziazëm, intensitet dhe motivim të veçantë. Për shumë nga këta djem, arritja në Botëror do të thoshte shumë më tepër se pjesëmarrja në një turne: do të ishte përmbushja e një identiteti sportiv dhe kombëtar ende në ndërtim.

Dhe atëherë, po, ëndrra është reale. Jo e lehtë, por reale. Kosova beson dhe ngjitet tek trembëdhjetë mijë shikuesit e Prishtinës, por edhe tek fëmijët e saj të shpërndarë në kontinent”.

Related Posts

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën
Sport

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

31/03/2026
Finalja e madhe ndaj Turqisë, FFK karikon tifozët: Stadiumi nuk është teatër, por arenë
Sport

Finalja e madhe ndaj Turqisë, FFK karikon tifozët: Stadiumi nuk është teatër, por arenë

31/03/2026
“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike
Sport

“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike

31/03/2026
Sport

Ronaldo “fenomeni” blen një apartament luksoz në Miami për 7.8 milionë dollarë

31/03/2026
Kosova pranë mrekullisë, Botërori një hap larg, Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarisë

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike

“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike

31/03/2026
Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

31/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al