Komisionerja për Punet e Brendshme ne Bashkimin Europian, Ylva Johansson, do te jete sot pasdite ne Kakavije dhe Gjirokaster. Ajo do te shoqerohet nga Ministri i Brendshem, Bledi Çuçi. Sipas njoftimit te shperndare per mediat nga Policia e Gjirokastres, Çuçi e Johansson do te mbajne nje konference per mediat ne oren 16:00.
Njoftimi
Sot në ora 16:00 në PKK Kakavije, Gjirokastër, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare Komisionerja për Punët e Brendshme e KE, Ylva Johansson dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjatë vizitës, ata do të përshëndesin trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare që operojnë në zonë; do të zhvillojnë një takim informues me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe FRONTEX; më pas do të vizitojnë Qendrën Pritëse për imigrantë të parregullt, ngritur në PKK me mbështetjen e IOM, e në mbyllje të vizitës ministri Çuçi dhe Komisionerja do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.









