• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores

05/11/2025
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, janë gjobitur klubet e elitës, si Elbasani dhe Flamurtari. Ndëshkimet e tjera, i përkasin divizioneve më të ulëta.

TË GJITHA VENDIMET: 

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar akte dhune dhe duke shkaktuar mungesë të rregullit dhe disiplinës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Flamurtari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KS Korabi, Ardit Beqiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i KS Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Zyrtari i KF Lushnja, Ditmar Bicaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Delvina, Joni Xhaferaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FK Tomori, Ervis Caco, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Turbina, Qerim Cuni, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Bylis U-19, Okon Gift Enefiok, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Salir Cani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Tirana U-17, Glentjan Isufi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Arjon Bega, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Bjon Hebovija, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Lojtari i KF Skënderbeu U-18, Sajmir Kocibelli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i Akademia e Futbollit U-18, Fabio Sulku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i FK Apolonia U-17, Oresti Banaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Zyrtari i Tirana 19 Akademi U-16, Blendi Hushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Lojtari i FC Kinostudio U-15, Rajan Duçellari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. AP Dinamo A, U-11, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Pasioni U-11, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  19. Zyrtari i AP Dinamo A, U-11, Julian Gerxho,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  20. AFK Kashari U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Youn Stars U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  21. Kamza Junior B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder F.B.A B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. TR 19 Akademi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Shkendija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  24. Pranimin e kërkesës së Don Bosko Academy, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.10 datë 31.10.2025 të KDE, pika 50, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit 0-3.
  25. Pranimin e kërkesës së lojtares të FC Pepa U-15, Luis Bicja, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  26. Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro
Sport

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër
Sport

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025
Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin
Sport

Një titullar i padiskutueshëm i Partizanit drejt largimit? Zbulohen prapaskenat e një oferte për lojtarin

25/12/2025
“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)
Sport

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

25/12/2025
E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik
Sport

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025
E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik
Sport

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025
Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al