• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koncert në vitin ’36 në Dropull, prefekti dekoron kryetarin e bashkisë me çertifikatë mirënjohje

21/09/2020
Koncert në vitin ’36 në Dropull, prefekti dekoron kryetarin e bashkisë me çertifikatë mirënjohje

Institucionet vendore në Gjirokastër i kanë mbaruar të gjitha punët. Kanë zgjidhur çdo problem të qytetarëve. Performanca është në nivelet më të mira historike, planet janë realizuar me mbi 100% si qëmoti. Populli domosdo që po përjeton një moment lumturie e begatie që askujt nuk ia priste mendja më parë. Tani është koha për t’i dhënë njëri-tjetrit çertifikata për merita të veçanta. Fiks siç po bën prefekti i qarkut, i cili sot ka vlerësuar “me çertifikatë mirënjohje kryetarin e Bashkisë Dropull, Z. Dhimitraq Toli, që u angazhua maksimalisht gjatë situatës së krijuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë që solli fluks të shtetasve shqiptarë”.

Mirë prefekti se fundja s’ka ndonjë punë të madhe me çfarë të merret dhe del shpërndan çertifikata e dekorata, po kryetari i bashkisë ku shkon, si pranon xhanëm të bëhet pjesë e këtij teatri banal që na dëshmon se ku kanë degraduar institucionet shqiptare dhe se sa poshtë ka rënë niveli i përfaqësimit. Ky angazhimi maksimal i kryetarit të Dropullit, nuk është ndonjë heroizëm që meriton çertifikata, por detyrë funksionale e tij që të veprojë me çfarë mundet në raste të situatave emergjente.

Me këtë logjikë i bie që prefekti t’i japë çertifikatë edhe Flamur Golemit e Lindita Rovës. Edhe ata njësoj si kryetari i Dropullit, thjesht shpërndanë shishe uji, nuk bënë ndonjë heroizëm. Po shishe uji shpërndau edhe policia, çfarë pastaj, duhet t’i japim dekorata Ardi Veliut apo Perlat Vatocit, a thua se institucionet janë OJF që bëjnë punë vullnetare, jo që janë ngritur në funksion të shtetit? Teksa shikon pamjet e prefektit, kryetarit të bashkisë dhe punonjësve që janë aty për të duartrokitur me detyrim këtë” ngjarje të jashtëzakonshme” për Dropullin, të kujtohet filmi “Koncert në vitin 1936”. Skenat e atij filmi plot humor, banalitet dhe situata groteske, i shohim sot nëpër institucionet tona.

©argjiroja.net 

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al