• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konflikti në familjen Petro nxjerr zbuluar Bashkinë Gjirokastër. Lejet e ndërtimit janë dhënë pasi objektet kanë përfunduar (VIDEO)

15/04/2019
Konflikti në familjen Petro nxjerr zbuluar Bashkinë Gjirokastër. Lejet e ndërtimit janë dhënë pasi objektet kanë përfunduar (VIDEO)

Konflikti pronësor i familjes Petro nga Gjirokastra i trajtuar një ditë më parë në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në Tv Klan, i zbuloi publikut edhe një anë tjetër të mënyrës se si funksionojnë institucionet në Shqipëri. Konkretisht në këtë rast Bashkia Gjirokastër, e cila ka dhënë leje ndërtimi pasi objekti kishte përfunduar së ndërtuari. Të paktën kështu deklaroi Emiljano Petro, djali i cili po përballej në studio me babain e tij. Sipas Emiljanos, ndërtimi i parë ka nisur pa leje në vitin 1994.

Më pas ‘në mënyrë dytësore’ është dhënë leja e ndërtimit. Ndërtimi i dytë ka nisur në vitin 2011 sërish pa leje. Emiljano Petro thotë se vëllai i tij, Aristotel Petro, e ka marrë lejen e ndërtimit pasi objekti kishte përfunduar. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Si mundet Bashkia Gjirokastër të lejojë një ndërtim pa leje dhe më pas ta pajisë me leje ndërtimi kur objekti ka përfunduar? Cilët janë këta kryebashkiakë që kanë firmosur për Aristotel Petron, kur ai ishte në shkelje të hapur të ligjit?

Nëse viti 1994 duket i hershëm dhe mund të jetë shkelur një sy nga bashkia për shkak të periudhës tranzitore asokohe, viti 2011 kur Aristotel Petro ndërtonte pa leje në mes të Gjirokastrës është i afërt dhe dihet shumë mirë kush ka qenë kryetar bashkie dhe përse mund të jenë lejuar punimet. Në vitin 2011 Bashkia Gjirokastër drejtohej nga Flamur Bime, i cili sipas asaj që thotë Emiljano Petro, s’ka bërë asgjë për ta penguar ndërtimin dhe se leja është dhënë pasi objekti ka përfunduar.

Me aq sa dimë deri më tani, dy janë mundësitë që shpjegojnë se si Aristotel Petro ia ka dalë të ndërtojë pa leje dhe më pas të pajiset me leje ndërtimi. Ka paguar ryshfet tek zyrtarët e Bashkisë Gjirokastër, si dhe ka përdorur radio televizionin Alpo për presion në mënyrë që askush të mos e pengonte në ngritjen e objektit. Prokuroria e Gjirokastrës duhet të administrojë deklaratat e Emiljano Petros dhe të nisë një hetim për të zbuluar se si është pajisur me leje Aristotel Petro në të dy rastet kur ka ndërtuar mbi truallin në lagjen ‘Varrosh’. Çfarë është kjo ‘mënyra dytësore’ e marrjes së lejes së ndërtimit që thotë Emiljano Petro?

Nëse dikush sot tenton të ndërtojë pa leje, qoftë edhe një mur rrethues në pronën e tij, arrestohet menjëherë dhe punimet bllokohen. Për njerëz si Aristotel Petro me sa duket paska standard tjetër. Ata mund të ndërtojnë pa leje dhe askush nuk i pengon. Më pas me ‘mënyra dytësore’, siç thotë Emiljano Petro, marrin leje ndërtimi dhe hipotekojnë pronën. Ndiqni këto dy momente në videon e mëposhtme të shkëputur nga rubrika ‘Shihemi në gjyq’ në Tv Klan.

©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al