POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









