Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
•Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
•Janë vendosur 367 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
– 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 120 masa për parakalime të gabuara;
– 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;
– 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.








