Kristal Abazaj do të jetë pjesë e korçarëve, pasi ka nënshkruar për dy sezone me skuadrën e financuar nga presidenti Ardian Takaj. Kontrata e Abazajt me Skënderbeun zgjat deri në vitin 2020.
Dhe në pjesën e mbetur të këtij sezoni do të jetë i huazuar në Gjirokastër për të dhënë kontributin e tij për qëndrimin e Luftëtarit në Superiore. Abazaj ka spikatur me Luftëtarin në këto 18 muaj, teksa ka arritur të fitojë edhe një vend titullari me Kombëtaren U21. Këtë sezon 21-vjeçari ia ka dalë të shënojë 5 gola në kampionat. Nderkohe tifozet e Skenderbeut i kane uruar mireseardhjen futbollitit me kete super video.