Burime për mediat, bëjnë me dije se dy personat e prekur nga koronavirusi në Shqipëri, babë e bir Viktor dhe Paulin Kola, banonin në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit. Saktësisht, dy të infektuarit me koronavirus banonin në rrugën “Irfan Tomini” të Bulevardit Bajram Curri, zonë e njohur ndryshe si ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjendja e babë e bir është e stabilizuar dhe po mbahen të izoluar në katin e parë të ugjencës së infektivit në QSUT.
Më poshtë iu shpjegojmë nëpërmjet hartës, një nga lagjet më të shqetësuara të kryeqytetit dhe gjithë vendit, pas daljes së lajmit që të prekurit banojnë aty. Kjo për shkak se virusi përhapet pikërisht nga afërsia me ata që e kanë marrë.
Rruga “Irfan Tomini” nis nga ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re, deri në zonën pas Pallatit me Shigjeta. Shikoni detajet më poshtë:










