• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronavirusi/ Dy gabime fatale të një spitali që sollën epideminë në Itali

10/03/2020
Deputeti vdes nga koronavirusi

Pakujdesia në diagnostifikimin dhe nënvleftësimi i simptomave të të sëmurëve mendohet se është shkaku kryesor për përhapjen e madhe të infeksionit në Itali në nivelin e epidemisë. Në fillim u duk se çdo gjë ishte nën kontroll. Rastet e para me koronavirus u identifikuan dhe u mbajtën lehtësisht në kontroll—2 turistë kinezë të identifikuar me koronavirus më 30 janar u izoluan menjëherë në një spital në jug të Romës, sikurse u bë për dy të prekur të tjerë, një djalë 27 vjeçar dhe një burrë 47 vjeçar, të dy të kthyer nga Kina.

Në izolim u futën më 7 shkurt edhe 55 italianë të riatdhesuar nga Kina, të cilët më pas rezultuan të paprekur ndaj koronavirusi, gjatë javëve të fundit të janarit. Deri në këtë moment në Itali çdo gjë ishte normale dhe joshqetësuese. Mjaftoi një gabim në protokollin e spitalit Codogno, në Lodi, një qytezë e Lombardisë, për të përhapur infeksionin.

Më 16 shkurt në spitalin e Lodit paraqitet një burrë 38 vjeç me temperaturë të lartë. Mjekët nuk dyshuan për koronavirus, vetëm sepse ai nuk kishte vizituar asnjë nga vendet e prekura, dhe nuk e mbajtën për trajtim.

Personi, i cili tani konsiderohet ‘pacienti 1’ në Lodi, pasi doli nga spitali, mori pjesë në një lojë futbolli me ekipin e qytetit dhe në një aktivitet të organizuar nga Kryqi i Kuq, dhe shkoi rregullisht në punë të tre ditët në vazhdim.

Më 19 shkurt në orën 3 të mëngjesit ai u paraqitet sërisht në spital, me krizë në frymëmarrje. Ai u shtrua menjëherë.

Testi për koronavirus u bë më 20 shkurt paradite. Por deri në momentin e daljes së rezultateve të testimit ai kishte qenë për 36 orë në kontakt normal me mjekë, infermierë, familjarë dhe me të sëmurë të tjerë.

Gjatë këtyre katër ditëve ai infektoi të afërm, miq, infermierë dhe mjekë.

Pas diagnostikimit dhe rëndimit të gjendjes së tij ai është futur në repartin e reanimacionit, dhe sipas gazetës Corriere Della Sera, personeli shëndetësor ka qenë i pambrojtur ndaj ai ka infektuar edhe dy anestezistë, pavarësisht masave të marra sipas protokollit.

Gabimi i dytë ishte se, fillimisht, u vendos të mbyllej menjëherë spitali dhe mjekët e turnit të natës u dërguan të gjithë në shtëpi. Por të nesërmen, vendimi u ndryshua, spitali u hap dhe mjekët u rrithirrën në punë në mëngjes duke u përzjerë me mjekët dhe personelin e shëndoshë, çfarë infektoi shumë prej tyre.

Massimo Galli, drejtues i katedrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Milanos dhe shef i repartit të Sëmundjeve infektive në Spitalin Sacco të Milanos, shpjegoi për gazetën Corriere, se pikërisht kjo ishte edhe arsyeja pse u përhap kaq shumë virusi në Itali:

“Sëmundja u aktivizua në spital, njësoj siç ndodhi me virusin MERS në Seul në 2015. Fatkeqësisht në këto raste spitalet mund të kthehen në një amplifikues të përhapjes së sëmundjes.

Virusi erdhi nga një i sëmurë i cili nuk paraqiste asnjë lloj rreziku: kontakt me pacientë të tjerë me të njëjtën sëmundje ose me prejardhje nga një vend i lidhur me infeksionin.

Ai ka ardhur në spital në fazë inkubacioni, ka zhvilluar infeksionin kur ishte në Itali me një kuadër klinik me simptoma të lehta, të cilat i kanë lejuar të bëj një jetë normale dhe në këtë mënyrë ka infektuar pa vetëdije një sërë personash.

Ende nuk e dimë se kush e ka sjell në Codogno sëmundjen, por dihet me siguri që rasti i parë covid-19, nuk është trajtuar si tillë sepse është keq diagnostikuar, nënvleftësuar duke shkaktuar përhapjen e sëmundjes”.

/Exit.al/

Related Posts

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës
Kryesore

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

20/02/2026
Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën
Kryesore

Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën

20/02/2026
Deputetët e PD rrahin policin e veshur civil
Kryesore

Deputetët e PD rrahin policin e veshur civil

20/02/2026
Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin

20/02/2026
Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme
Kryesore

Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

20/02/2026
Protesta e opozitës, 25 persona të shoqëruar në polici
Kryesore

Protesta e opozitës, 25 persona të shoqëruar në polici

20/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

21/02/2026
Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

U sulmua nga një person teksa ecte në rrugë, reagon për herë të parë Alaudini

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al