Kryeministri Edi Rama, gjatë një konferencë për shtyp, bëri me dije se nga nesër të gjitha call centre-at dhe fasoneritë do të mbyllen deri në një komunikim të dytë.
Kreu i qeverisë theksoi se edhe pas kthimit në punë, nëse konstatohet se kompanitë nuk i kanë kryer të gjitha detyrimet do të mbyllen dhe pronarët do të marrin përsipër çdo kosto.
“Dua të theksoj se kjo masë e skajshme për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Dëshiroj ta theksoj se sot kemi ndërmarrë njësërë inspektimesh në fasoneri dhe call centre. Do jenë të mbyllura nga nesër. Dueht të respektojnë distancat teknike. Edhe kur të nisin aktivitetin, nëse konsatatohet se nuk kanë kryer të gjitha detyrimet për të mbrojtur veten e punëojësit do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto. Në këtë rast është thjesht dhe vetëm neglizhenca e tyre. Armikun do të mundim, duke mos u ndarë në asnjë palë,”-tha Rama.
Deklarata u bë gjatë një komunikimi me video-mesazh të shefit të qeverisë për masat e COVID-19, në kohën kur bilanci ka arritur në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.








