Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur për publikun se janë testuar 65 raste në Shqipëri, nga të cilët 2 që dolën pozitivë dhe 14 të tjerë që kanë pasur kontakte me dy të parët janë në proces.
”Janë testuar 65 raste në laboratorin e virologjisë në ISHP. 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të rasteve që janë identifikuar. Sikurse kemi bërë me transparencë maksimale do t’ju informojmë për çdo informacion të rëndësishëm për qytetarët.”- tha Manastirliu.









