• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronavirusi, mjekja “qetëson” qytetarët: S’duhet të ketë panik, janë marrë masat paraparake. S’kemi asnjë rast të dyshuar, kujdesuni për higjenën personale

23/02/2020
Koronavirusi, mjekja “qetëson” qytetarët: S’duhet të ketë panik, janë marrë masat paraparake. S’kemi asnjë rast të dyshuar, kujdesuni për higjenën personale

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka dhënë informacione të detajuara për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për ta parandaluar dhe kapur në kohë atë.

Në një dalje për mediat, ajo vuri theksin te kujdesi higjenosanitar nga vetë qytetarët.

“Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por ky virus luftohet duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë nëpërmjet masave të thjeshta higjieno-sanitare, mos të pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtijmë, mos të prekim me duar hundët, fytyrën, janë disa rregulla të thjeshta që të gjithë mund të mbrohemi. Virusi është i thjeshtë përhapet në rrugën si gripi. Janë sëmundje të ngjashme me njëra-tjetrin, përveç faktit që ky ka një vdekshmëri fare pak më të lartë se virusi i gripit.

ISHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Ka disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën e cila po u prish nuk kemi tjetër, ka të gjitha kitet, ragentët për t’u kryer diagnoza e koronavirusit, laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve për sëmundjet e rrezikshme. Është një virus i ri, metodikat janë të reja, dhe ne jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.

Janë përforcuar masat në kufi. I bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Kina dhe Italia, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë cdo shqetësim të tyre. Në Rinas ndodhet njësia e ISHP me mjekë dhe personel që është përforcuar ditët e fundit pasi kontakti me Italinë është shumë i shpeshtë.

Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Nuk i kanë të gjitha vendet skanerët e temperaturës. nga studimi i fundit paraprak është treguar që ata nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme të rasteve. Kapja bëhet nëpërmjet sistemit shëndetësor, të survejancës.

Në përfunduam një testim të vetes sonë duke përdorur gripin si model për të parë sesa shpejt i kapim kontaktet, dhe më pastaj marrja e masave të kontrollit.

Në lidhje me karantinën, është vend për të shëndoshësh. Nëse kemi një kontakt të një sëmuri, sipas elementëve që përcaktohen nga një ekip të specializuarish, ai futet në një karantinë në shtëpi, apo më tej në një karantinë të përcaktuar mirë, një strukturë spitalore që përmbush kushte të mira dhe që i përkasin një karantine.

Do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që mos të ketë kontakt me të tjerët, dhe të ketë kushtet e tij. Prandaj është përzgjedhur një spital. Nëse do të ketë shumë raste janë përzgjedhur edhe struktura që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat se si do të bëhet qoftë karantinimi në shtëpi, që është i kontrolluar nga mjekë, qoftë edhe karantina spitalore.

Është normale që njerëzit të kenë frikë, por paniku vret më tjetër. Unë nuk e di pse ajo është zbrazur, ajo nuk është qendra që kemi përcaktuar si qendër shtesë për karantinë. Në bazë të rregullores ndërkombëtare të shëndetit, kjo filozofi ka ndryshuar. Nuk ka karantina në pikat kufitare në asnjë vend të botës, kjo i përket të shkuarës

Numri i gjelbër: 127 numri i urgjencës kombëtarë, është një ekip i trajnuar. Ka shërbim roje 24 orë, nëpërmjet këtij numri merren shqetësimet e qytetarëve, marrja e mostrës, sigurimi i transportit.

Absolutisht, mjekët e familjes janë të informuar. Po vazhdojmë të informojmë, në lidhje me masat, me përkufizimin e rastit, sipas BE-së. Të gjitha këto janë elemente që po plotësohen. Nuk duhet të dyndemi nëpër urgjenca. Është e rëndësishme të kontaktohet me telefon mjeku i familjes, 127, të përpiqemi mos të dyndim urgjencat.

Nuk e them emrin e spitalit ku është karantinë, sepse do shqetësojë popullatën e asaj zone. Në momentin përkatës këtë gjë do ta merrni vesh. kini pak besim tek ne tek strukturat, edhe tek mua që po flas, se po e ndjejmë veten shumë keq të dyshuar në çdo gjë që bëjmë, jam shumë e sinqertë në ato që them, dhe nuk mund të flas për gjëra që nuk i bëjmë, nuk e bëj kurrë”, tha Bino.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato sjell shpresë për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares “fërkon duart”

Mitaj mund të largohet nga Arabia, Al Ittihad kërkon mbrojtës krahu

17/03/2026
Kategoria e Parë/ Java e 27-të luhet të mërkurën, sfida të rëndësishme për objektivat e skuadrave

Kategoria e Parë/ Java e 27-të luhet të mërkurën, sfida të rëndësishme për objektivat e skuadrave

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al