Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19 në Greqi dhe janë shënuar 3 viktima. Përditësimin e shifrave e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vend, Sotiris Tsiodras. Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 108 ndërsa i të infektuarve në 2,224. 78 pacientë ndodhen në terapi instensive.









