Pasi disa prej lokaleve të Gjirokastrës vendosën që sot të mbylleshin nga frika e koronavirusit dhe duke iu përgjigjur thirrjes së qeverisë, ka reaguar kryebashkiaku Flamur Golemi. Përmes një mesazhi në Facebook, Golemi thotë se e mirëpret këtë vendim. Më tej ai aplen për të ndjekur këshillat e mjekëve.
Reagimi i Golemit
Një falenderim për ato biznese në Gjirokastër, që në zbatim të vendimit të qeverisë, vendosën të ulin qepenat pas situatës së krijuar nga koronavirusi. 🙏Edhe pse Gjirokastra është larg perimetrit ku tashmë janë konfirmuar disa raste të infektuar me Covid-19, mbyllja e përkohshme e tyre është një kontribut i çmueshëm në kujdesin që ne duhet të tregojmë përballë gjendjes së krijuar. KUJDES, jo FRIKË e as PANIK. Kjo është një situatë e përkohshme që do ta kapërcëjmë së bashku nëse zbatojmë me përpikmëri rregullat dhe këshillat mjekësore ashtu sikundër bëjnë edhe vendë të tjera. Evitoni lëvizjet e panevojshme, qëndroni në shtëpi për të qenë më të sigurt. Nëse ndjekim këshillat e specialistëve dhe kujdesemi për higjenën, brenda një kohe të shkurtër kjo situatë ka për të qenë thjesht dhe vetëm një kujtim i keq. 😊 #QëndroNëShtëpi🙏 #StayHome👋
Më herët gjatë ditës Argjirolajm.net raporti se kryebashkiaku i Gjirokastrës ishte rikthyer në spitalin “Omer Nishani” me përparësen e mjekut dhe maskën mbrojtëse për të kontribuar në këtë situatë të pazakontë. Megjithatë deri më tani s’ka një konfirmim prej tij nëse do të vazhdojë të jetë në spital apo thjesh prezenca e sotme ishte e rastësishme.
©argjiroja.net








