Nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, mesohet se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të udhëzojnë menjëherë gjytarët dhe prokurorët për t’i vendosur personat në arrest- shtepie ose masa të tjera alternative të sigurimit personal.
Mësohet se përpos qëllimeve humanitare, propozimi i ministres së Drejtësisë vjen me qëllim që të shmanget vendosja e personave të tjerë në institucionet e paraburgimit, si masë paraprake që merret për të shmangur çdo rrezik që mund të vijë për jetët njerëzore.
Gjithashtu, Euroneës shkruan se sipas burimeve të sigurta, ministrja Gjonaj ka kërkuar edhe aplikimin e dënimeve alternative nga gjykata, me qëllim shmangien e rritje së numrit të personave në burgje.
Burime të rezervuara, bëjnë me dije se pavarësisht se sapo ka propozuar amnistinë e miratuar një muaj më parë, Gjonaj po ben levizjen e radhes duke përgatitur një draft tjetër për t’i dhënë një mundësi të dytë të dënuarve të moshuar dhe atyre me semundje kronike.
Gjithashtu, bëhet me dije se lista do të jetë më e gjërë pasi është menduar përfshirja edhe kategoria e personave që nuk kanë përfituar nga amnistia e parë, por theksohet se nuk do të ketë asnjë lehtësi apo përfitim pë rata janë duke vuajtur dënimet të rënda.
Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se pavarësisht kushteve të vështira në të cilat punohet për shkak të situatës së krijuar, Gjonaj ka ngritur një grup pune për të përgatitur sa më shpejt këtë amnisti.
Në grupin e punës janë edhe staf i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe janë ftuar edhe përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme nëpërmjet shkresës zyrtare të dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.
Këto dy masa të forta të kërkuara nga ministrja e Drejtesisë , amnistia dhe dënimet alternative, vijnë në një kohë kur proceset gjyqësore janë pezulluar, apo numri i rasteve po rritet.
Ndërkohë, edhe shtete të tjera të prekur nga koronovirusi, të papërgatitur për keto situata po shqyrtojnë mundësi të ngjashme.
Deri më tani, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se aktualisht janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste në total.(TiranaNews)









