Nga sot në orën 06:00 kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ndër masat është edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve duke përjashtuar vetëm ato të shërbimeve. Gjithashtu janë shtuar patrullat e policisë për të kontrolluar makinat që lëvizin nëse kanë marrë leje në polici apo jo.
Ka patur edhe disa qytetarë që kanë shkelur urdhërin, por janë gjobitur nga policia dhe u është kërkuar të mos vijojnë rrugën me automjet.