• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosova, Ademi dhe Foda pas shortit: Grup i fortë, objektivi ruajtja e nivelit

14/02/2026
Kosova, Ademi dhe Foda pas shortit: Grup i fortë, objektivi ruajtja e nivelit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda, kanë dhënë deklaratat e tyre pas tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku Kosova është pjesë e Grupit 3 të Ligës B, së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

Presidenti Ademi vlerësoi se shorti nuk është i lehtë, por theksoi se Kosova tashmë i përket një niveli tjetër dhe se nuk ka më kundërshtarë të dobët në këtë nivel të garës.

“Shorti i sotëm normalisht se është jo i lehtë. Mirëpo, ne tashmë jemi në Ligën B dhe nuk ka kundërshtarë të dobët. Por edhe ne si Kosovë tanimë jemi në nivel tjetër dhe duke pasur parasysh këtë fakt mendoj se në këtë grup mund t’ia dalim, edhe pse do të përballemi me skuadra që nuk i njohim shumë, pasi me Austrinë dhe Irlandën nuk kemi luajtur deri tash. Ndërkohë, kundër Izraelit kemi luajtur dhe e njohim. Sidoqoftë besoj që meqenëse Foda ka punuar në kombëtaren e Austrisë e njeh si karakter dhe do t’ia dalim disi. Për neve me rëndësi është që ekipi ynë të jetë në formë të mirë dhe të japim më të mirën e mundshme”, u shpreh Ademi.

Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda theksoi se Austria është favorite e grupit, por Kosova do të synojë maksimalisht të garojë për pozitën e dytë dhe të ruajë statusin në Ligën B.

“Është e qartë se Austria është favorite, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, deklaroi Foda.

Ai foli gjithashtu edhe për rikthimin e tij në Austri, duke theksuar emocionin për t’u përballur me ish-ekipin dhe shpresën për mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë.

“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova do të nisë aventurën në Ligën B me synimin për të vazhduar me lojëra dhe rezultate pozitive dhe për të dëshmuar se i përket këtij niveli të garës në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Related Posts

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Ecuria pozitive në javët e fundit, zbuloni shifrat e Tiranës mes kampionatit dhe Kupës

14/02/2026
Realizoi gol me Egnatian, por Fernando i mërzitur për barazimin: Nuk shfrytëzuam rastet!
Sport

Realizoi gol me Egnatian, por Fernando i mërzitur për barazimin: Nuk shfrytëzuam rastet!

14/02/2026
Rikthehet kampionati i vajzave/ Rruga drejt “Final 4” nis me sfida interesante
Sport

Rikthehet kampionati i vajzave/ Rruga drejt “Final 4” nis me sfida interesante

14/02/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Rikuperim i rëndësishëm, lideri i Dinamos rikthehet pas 3 muajsh mungesë

14/02/2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Ecuria pozitive në javët e fundit, zbuloni shifrat e Tiranës mes kampionatit dhe Kupës

14/02/2026
Realizoi gol me Egnatian, por Fernando i mërzitur për barazimin: Nuk shfrytëzuam rastet!

Realizoi gol me Egnatian, por Fernando i mërzitur për barazimin: Nuk shfrytëzuam rastet!

14/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al