Në një intervistë për Sport News në News 24, legjenda e kombëtares, Klodian Duro foli për Kosovën dhe për rritjen e kësaj përfaqësuesje. Sipas Duros, me ardhjen e Fodas, ekipi ka krijuar stabilitet.
Mqs jemi te Kosova. U eliminuan në hapin e fundit, por në Kosovë po i trajtojnë si heronj, madje u dekoruan. Shkurtimisht, si e sheh të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës?
Kosova ka bërë hapa të shpejtë si nivel futbolli, për të mos thënë që është një hap më lart se ne. Ka avancuar shumë. Ka ndërruar shumë trajnerë, por me Fodan ka krijuar stabilitet.
Në ndryshim nga ne, Kosova me në krye Fodan ka shfrytëzuar potencialin e lojtarëve. Gallapeni luante me Prishtinën një vit më përpara, është 19-vjeçar dhe ishte kryesori në fushë. Ndaj Sllovakisë Hoxha luante, ndeshjen e parë dhe realizoi golin e parë. Kosova ka shfrytëzuar më mirë se ne elementët e rinj. Ne nuk kemi arritur dot të aktivizojmë të rinjtë, pasi Sylvinho ka qëndruar besnik i filozofisë së tij.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







