• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kostandin Kacifas, heroi i rremë që s’ka lidhje me Dropullin

26/10/2019
Kostandin Kacifas, heroi i rremë që s’ka lidhje me Dropullin

26 tetori në Dropull ka për të qenë një ditë normale për minoritarët që jetojnë në atë zonë.  Një vjetori i vdekjes së ekstremistit Kostandin Kacifas nuk është një ngjarje që u përket atyre. Ajo është thjesht një përkujtimore për familjen e tij dhe si e tillë duhet respektuar. Problemi qëndron se këtë përkujtimore duan ta shndërrojnë në një manifestim antishqiptar një tufë idiotësh dhe nacionalistësh të sëmurë që vijnë nga Greqia. Ka plot të indoktrinuar të Agimit të Artë, por edhe politikanë të rënë nga vakti si një farë Babis Karathanos, që kërkojnë të përfitojnë politikisht nga kjo ngjarje dhe të krijojnë një klimë armiqësie mes dy vendeve.  Në Dropull e dinë shumë mirë që Kostandin Kacifas nuk u vra nga forcat RENEA sepse ishte minoritar.

Në Dropull e dinë shumë mirë që nuk të ndalon askush të flasësh gjuhën tënde kombëtare, nuk të ndalon askush të mbash flamurin grek dhe të festosh festa të ndryshme. Këtë gjë e dinë edhe në Greqi masa e madhe e njerëzve. Kostandin Kacifas nuk u vra si minoritar, por si një ekstremist që terrorizoi fshatin me armë zjarri dhe qëllonte vazhdimisht ndaj forcave të policisë. Pas disa orësh përpjekje e negociata, ai nuk iu dorëzua policisë, por vijonte të qëllonte ndaj tyre. Në këto kushtet, kur u ezauruan të gjitha format, policia përdori ligjërisht armët kundër një ekstremisti të indoktrinuar me përralla të të ashtuquajturit “Vorio Epir”.

Ekstremistë të tillë si Kacifas ka kudo, edhe në Shqipëri madje. Në rast përplasje me forcat e sigurisë, natyrisht që mund edhe të humbasin jetën. Kostandin Kacifas mund të ishte edhe një shqiptar, që do të kishte po të njëjtin fund në rast se vepronte në atë mënyrë. Ekstremistët andej dhe këtej kufirit s’duhen lejuar të trazojnë raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dy vendet tona kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë. Kurrsesi s’mund të na ndajnë njerëz si Kacifas, i cili mori atë që kërkoi vetë nga i gjithë aktiviteti i tij prej ekstremisti.

Kostandin Kacifas është një hero i rremë i nacionalistëve të sëmurë që vijnë nga Greqia dhe i ndonjë idioti ndoshta në Dropull që është po aq i indoktrinuar sa ishte ekstremisti nga Bularati. Kostandin Kacifas e kërkoi vetë fundin e tij. Athina zyrtare e di shumë mirë të vërtetën pavarësisht se për konsum të brendshëm politik bën deklarata të ndryshme për këtë çështje. Nuk vritet askush në Dropull përse mban apo feston me flamur grek. Nuk pengohet askush në Dropull të flasë gjuhën e vet kombëtare dhe të jetojë me zakonet e doket e etnisë që i përket.

Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i respektimit të minoriteteve. Kostandin Kacifas është një hero i rremë i nacionalistëve të sëmurë. Nuk përfaqëson asgjë tjetër! Prokuroria shqiptare ndërkohë ka detyrimin që një vit pas kësaj ngjarje të mbyllë hetimet dhe të arshivojë një dosje që s’mundet kurrsesi të cënojë raportet fqinjësore mes dy vendeve dhe as klimën me minoritetin në Dropull. Kacifas u përket vetëm nacionalistëve idiotë, të cilët janë thjesht një pakicë që kurrë s’do të bëhen shumicë për të prishur raportet e shkëlqyera mes minoritarëve dhe shqiptarëve. Kaq!

©argjiroja.net 

Related Posts

Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026
Aksidenti në Gjirokastër, ky është vendi ku është rrëzuar makina e elektriçistëve (FOTO)
Kryesore

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

17/02/2026
Memaliaj qyteti i harruar nga koha, papunësi e frikshme dhe shpresë e venitur për rikthimin e minierës (VIDEO)
Kryesore

Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

17/02/2026
Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj
Kryesore

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

17/02/2026
Kryesore

Djali dhunon nënën, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

17/02/2026
Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave
Kryesore

Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

18/02/2026
Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al