KQZ raporton shifrat e votuesve deri në orën 15:00. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj u shpreh se deri tani kanë votuar 546 mijë zgjedhës në 61 bashkitë e vendit. E përkthyer në përqindje, KQZ raporon se kanë votuar 15.5%. Pjesëmarrja mbetet mjaft e ulët, sidomos në orarin e drekës. Kjo pasi në orën 11:00, KQZ raportoi për pjesëmarrje në shifrat 12% dhe për katër orët e fundit kanë votuar vetëm 3%.









