Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus i ka quajtur pandemitë një fakt tanimë në jetën njerëzore dhe se ajo që mund të bëjë bota tani është që të jetë më e gatshme në përballimin e tyre.
Sipas tij, COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë, por do të pasohet edhe nga të tjera.
“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit,” tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë. “Historia na mëson se pandemitë janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati, madje më e gatshme sesa ishte kësaj here ”, u shpreh ai.









