• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i PD Gjirokastër shfrenon fantazinë më keq se ‘qytetari dixhital’: Vrasja në Bularat i duhej Edi Ramës. Po masturboheni me mendjet tuaja të fyshkuara

29/10/2018
Bejko ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Psikopat dhe monstër me atlete. Do ta përmbysim me revoltë popullore

Mjafton vetëm të demonizosh Edi Ramën si fatkeqësia më e madhe e këtij vendi, pa të lejohet të thuash ç’të duash, të lejohet ta shfrenosh fantazinë dhe ta ushqesh opionin publik me broçkulla. Kjo është mënyra më e shëmtuar që opozita tenton të bëhet e besueshme në sytë e shqiptarëve si alternativë qeverisëse. Përjashtim këtu nuk bën as kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko. Në një shënim të gjatë për ngjarjen në Bularat, Bejko thotë se vrasja e ekstremistit Kostandinos Kaçifas i duhej Edi Ramës për të rregulluar imazhin e tij publik si kryeministër. Ja çfarë shkruan Bejko ndër të tjera.

“Në kushtet kur Edi Ramës dhe qeverisë së tij i kanë rënë kuotat në sytë e publikut në nivelin më të ulët gjatë 5 viteve në pushtet pas skandaleve të përditshme të organizatës së tij kriminale që drejton, vrasja e minoritarit në një ditë të shënuar për popullin grek gjatë përkujtimit të të rënëve të tyre në luftën kundër fashitëve italianë, pra Edi Ramës i duhej kjo aventurë e rrezikshme me karakter politik për të eksituar truçpëlarët e urritur nacionalistë që në vend të çohen e ta përzënë me shkelma nga godina kryeministrore shkaktarin e varfërisë së tyre ekonomike, masturbohen gjithë ditën me mendjen e tyre të fyshkur në rrjetet sociale duke duartrokitur një vrasje të turpshme dhe të rrezikshme të një njeriu delirant duke thënë “bravo çunave të reneas që vranë një grek”, apo “ju lumtë Kryeministrit që jua mblodhi grekëve”, thotë Bejko.

Më tej kryetari i PD-së në Gjirokastër bën thirrje që shqiptarët ta refuzojnë me neveri spektaklin e Edi Ramës, i cili thotë Bejko, “nëpërmjet “akteve” prej trimi nacionalist kërkon të mbulojë me gjethe fiku nuditetin e tij të përditshëm të skandaleve të turpshme në qeverisje në dëm të ekonomisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë a minoritarë qofshin.”

Edhe ‘qytetari dixhital’ i Sali Berishës që e zgjidh gjuhën më shumë se kushdo tjetër në këtë vend, nuk ka guxuar të helmojë opinionin publik me një fantazi të tillë si ajo e kreut të PD Gjirokastër. Sali Berisha i doli në mbrojtje forcave RENEA, të cilat bënë detyrën, në kushtet kur ishin ezauruar mënyrat e tjera ligjore për të bindur ekstremistin grek të dorëzohej. Ndërkohë, për një grusht votash dhe vetëm për të domonizuar Edi Ramën, Roland Bejko shfrenon fantazinë si askush tjetër. Natyrisht që Edi Rama ka një mijë të zeza si kryeministër që qeveris Shqipërinë prej 5 vitesh dhe opozita ka gjithë të drejtën e Zotit ta kritikojë, por t’i veshësh atij vrasjen e ekstremistit Kaçifas është një marrëzi.

Ta akuzosh Edi Ramën për këtë gjë, atij i bën ‘nder’ sepse s’ka shqiptarë që ta besojë se vrasjen e kërkoi kryeministri, madje as më fanatikët e PD-së nuk e hanë diçka të tillë. Kjo që po bën Roland Bejko është vetëdemaskim, është autogol për opozitën. Mjafton të shikosh edhe reagimet e ndjekësve të Bejkos në Facebook. Shumica i janë kundërvënë për qëndrimin që ai ka mbajtur sepse është e qartë si kristali që Kostandinos Kaçifas nuk u ekzekutua si grek dhe as sepse i duhej Edi Ramës si kufomë. Ai u ekzekutua si një ekstremist që terrorizoi fshatin, qëlloi policinë dhe nëse do të lihej në marrëzinë e tij, do të shihnim kasaphanë. Kushedi çdo të shkruante Roland Bejko atëherë nëse lart qoftë, kjo do të kishte ndodhur vërtet.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat
Lajme

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë
Lajme

Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al