Nismës së pyllëzimit #krijoO2tend, të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i janë bashkuar edhe nxënësit e stafit të shkollës së mesme gjuhësore “Pandeli Sotiri”, të qytetit të Gjirokastrës.
Ata mbollën fidanët e rinj në ambientet përreth kësaj shkolle, institucion që përcjell vlera prej 70 vjetësh të ekzistencës së tij.
Fidanët e mbjellë me pasion dhe dashuri për natyrën, nga vetë nxënësit e shkollës, janë shembulli më i mirë i veprimeve konkrete për ta shndërruar Shqipërinë në një vend më të gjelbëruar, më të pastër dhe më turistik.








