• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi horror, flet bashkëshorti i gruas që e mbytën me peshqir dhe e hodhën në rezervuar

15/01/2020
Krimi horror, flet bashkëshorti i gruas që e mbytën me peshqir dhe e hodhën në rezervuar

Detaje të rënda vijojnë të dalin në dritë nga krimi horror, që tronditi Mallakastrën dhe gjithë opinionin publik, teksa u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj. Për herë të parë, në një rrëfim ekskluziv për nje emisionin me ‘Zemër të Hapur’, bashkëshorti i viktimës, Hair Saliaj, tregon si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

“Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur. Telefonoj sërish pasdite, në darkë, marr djalin e vogël, Miklovanin, dhe i them a ke folur me mamin. Më thotë që i del telefoni i mbyllur, edhe në mëngjes e provoj sërish, por meqë ishte koha e keqe, furtunë, mendova mos i është fikur për bateri. Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali, Miklovani, dhe më thotë ‘më mori xhaxhi e më tha, merr dhe babin, e nisuni urgjentisht, se ka shkuar në 2 të natës dhe nuk e ka gjetur Dritën brenda’. Shkoj te avioni, por ishte furtunë dhe nuk nisej. E gjetëm në 14:45, kur zbres në Rinas më merr nipi në telefon dhe më thotë që u gjet trupi i pajetë i Dritës në pusetën e rezervuarit, më tha që jemi në morg. I thashë që të mos bëhet asgjë pa ardhur unë. Shkova dhe e gjeta trupin në morg, më thanë të mos e prekja, se mos rrjedh gjak”, tregoi bashkëshorti i viktimës.
Çfarë kanë parë në shtëpi policia?

Është dorëzuar i pari djali i djalit të xhaxhait tim. Sipas të thënave, ai ka ardhur e ka bërë krimin në fshatin tonë. Ai ishte në një fshat tjetër me të ëmën, por ka ardhur për krimin. Ishte larguar para vitit të ri. Thonë që kanë dëgjuar zhurmat e kafshëve, që ishin pa ngrënë pas krimit.

Vëllai ka shkuar në 02:30 të natës me policinë në banesë. Kanë trokitur e kanë thirrur, por nuk kanë dëgjuar zëra. Në mëngjes, pasi kanë arrestuar njërin prej autorëve, janë kthyer te shtëpia dhe pas urdhrit të Prokurorisë kanë shqyer derën. Janë futur policët dhe më pas kanë lejuar edhe vëllain tim. Ai ka gjetur gotat e rakisë, njërën të thyer, çdo gjë të përmbysur, pasi siç duket janë përleshur. Absolutisht çdo gjë të përmbysur, të hapura rrobat, teshat. Janë gjetur dy filxhanë kafeje dhe gota rakie, është pirë shumë duhan. Janë gjetur edhe pjata, por nuk dihet nëse iu ka dhënë për të ngrënë. Gjithçka përmbys.

Çfarë iu ka bërë tjetër përshtypje?

Edhe lart në tavan kanë hyrë, por aty nuk është gjetur asgjë, pasi nuk ka pasur gjë.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al