• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi makabër në Konispol: Si do veprojë drejtësia me këtë vrasës “padashje” të babait?

09/08/2024
Krimi makabër në Konispol: Si do veprojë drejtësia me këtë vrasës “padashje” të babait?

Drejtësia shqiptare ndodhet përballë një rasti të paprecedent, të cilin nuk dihet ende si do e zgjidhë nga pikëpamja juridike. Bëhet fjalë për një krim brenda familjes në Shalës të Konispolit, me burrin që vrau mizorisht gruan me sëpatë, por që më pas vdiq dhe vetë pasi ra nga shkallët, i shtyrë prej të birit.

Burrë e grua u varrosën dje në varrezat e fshatit, të ndarë nga njëri tjetri. Ndërsa i biri i tyre ndodhet në burg.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”. Kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili u arrestua për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç. Ai shtyu të atin duke e rrëzuar nga shkallët, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën e tij 66-vjeçare, Shano Islamaj.

“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë.

Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur mes lotësh Klementin Islamaj.

Në një gjykim të kulluar shoqëror e aspak ligjor, edhe sikur ta ketë shtyrë me qëllim, për vetë kontekstin e aktit, hakun ia ka dhënë të atit, një njeri i dhunshëm që mund të kish vrarë dhe të birin. Ky i fundit, e kundërta e babait në jetën shoqërore e familjare, pa asnjë problem.

Ndaj, mbajtja në burg, si dhe një dënim i mundshëm me ftohtësi ligjore, ngjan jo vënie drejtësie, por kulmi i padrejtësisë.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

23/03/2026
Pse nuk i afrohet askush Justin Bieber-it në publik?

Pse nuk i afrohet askush Justin Bieber-it në publik?

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al