Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 23-vjeçari është qëlluar në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Gëzim Sinomati. Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes. Motivet e krimit nuk dihen ende.