• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kristaq Thimio nis ‘hakmarrjen’ ndaj familjes Tavo, denoncohet masakra mjedisore në Dervician për biznesin e gurores (VIDEO)

21/11/2017
Kristaq Thimio nis ‘hakmarrjen’ ndaj familjes Tavo, denoncohet masakra mjedisore në Dervician për biznesin e gurores (VIDEO)

Pas shkarkimit nga posti i kryeinspektorit të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, Kristaq Thimio ka nisur ‘hakmarrjen’ ndaj deputetit të LSI-së Vangjel Tavo. Mbrëmë emisioni ‘Fiks Fare’ ka denoncuar lejen për një gurore që Bashkia Dropull ka dhënë për shtetasit Vangjel Liçi dhe Grigor Tavo. Ky i fundit është vëllai i deputetit Vangjel Tavo. Leja është dhënë për nxjerrjen e 100 m3 gur të kuq në zonën e quajtur Mushaja dhe në Derviçan. Por pavarësisht lejes, në dukje për sasi të vogël, dëmi mjedisor i shkaktuar është shumë herë më i madh. Pamjet e transmetuara në ‘Fiks Fare’ janë të disa muajve më parë, kur Thimio ishte ende në krye të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve.

Fakti që transmetohen tani pasi Thimio u shkarkua të lë të kuptosh është deri diku një lloj ‘hakmarrje’ e tij ndaj Vangjel Tavos, i cili e ka sulmuar Thimion përmes emisionit ‘Stop’. Skandalet e denoncuara nga ‘Stop’ u bënë shkak që Thimio të shkarkohej para dy javësh. Që është një lloj ‘hakmarrje’ ndaj Tavos, e përforcon edhe fakti se Thimio flet pikërisht tani që u shkarkua nga detyra. Deri në momentin që ai vazhdonte të ishte në krye të inspektoriatit, rasti nuk ishte bërë publik, të paktën nga vetë goja e Thimios. Në mos për ‘Fiks Fare’, të paktën në media të tjera.  Pavarësisht këtij detaji, krimi mjedisor i shkaktuar me lejen e Bashkisë Dropull është evident dhe nuk mund të mohohet.  

Vangjel Liçi dhe Grigor Tavo janë nën hetim nga Prokuroria  e Gjirokastrës dhe pritet vetëm përgjigjia e Inspektoriatit për të vlerësuar dëmin e shkaktuar, i cili pretendohet të jetë tek 4 hektarë. Të dy individët, siç ka rezultuar nga verifikimet e bëra, nuk kanë leje shfrytëzimi as nga AKBN dhe as nga Ministria e Mjedisit. Sipas ISHPM-së, ndaj këtyre personave është marrë edhe masa administrative me gjobë nga 5 milionë lekë secili. Shihni në videon më poshtë denoncimin e plotë të ‘Fiks Fare’, ku ndër të tjera bën përshtypje edhe reagimi skandaloz i kryetarit Arhilea Deçka dhe nënkryetarit Mihal Mano./©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al