Kristi Lamaj, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të Big Brother, tregoi mbremjen e sotme në emisionin “Top Story” përjetimet pas largimit të tij nga gara ne te cilen ishte nje nga banoret me te pelqyer nga publiku. Këngëtari u shpreh se e rëndësishme për të ishte të mbahej mend, dhe këtë, sipas tij, e ka arritur. Kristi tha se vendosi të largohej nga loja duke cituar ne kete forme; “u largova pas luftës së brendshme se deri ku mund të arrish aty brenda”.
“Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.
Unë vendosa të largohem për shkak të luftës së brendshme “deri ku do shkosh”. Aty është një reality show, e rëndësishme është të mbahesh mend. Unë mendoj që mbahem mend. Unë u ngjita te ai mur dhe nuk zbrita” – u shpreh Kristi gjate mbremjes se sotme.









