Kristjan Asllani ka shënuar sot një gol nga ata që rrallëherë realizohen dhe nuk është rastësi që kanë marrë emrin “gol olimpik”.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar sot në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku Interi përballej me Udinezen. Asllani dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë, me një gol spektakolar dhe shumë të vështirë për t’u ekzekutuar.
Ai lëshoi një harkim nga këndorja, me topin i cili nuk u devijua nga askush në zonë dhe u ndal vetëm në rrjetë, në shtyllën e largët të portës së Udinezes. Një gol spektakolar i mesfushorit i cili mori përgëzimet e shokëve të skuadrës.
Goli i shenuar nga Kristjan Asllani: