Vazhdon të jetë kritike gjendja në Gjirokastër. Nga të dhënat e fundit raportohet se dy banesa në fshatin Palokastër rrezikojnë të shemben. Ato ndodhen pranë shtratit të lumit Drino, i cili ka shtuar prurjet si asnjëherë më parë. Ndërkohë edhe në këtë fshat mungon prej orësh energjia elektrike, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm.









