• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Krizë” kuqezi, 20 lojtarë humbasin pikë në Europë

04/07/2025
“Krizë” kuqezi, 20 lojtarë humbasin pikë në Europë

Në vitin e fundit, futbollistët e Ko mbëtares Shqiptare kanë përjetuar një trend të dukshëm të rënies së vlerave të tyre në tregun e transferimeve. Janë plot 20 lojtarë që kanë regjistruar një zbritje në vlerën e tyre, një fenomen që reflekton sfidat dhe ndryshimet e shumta në karrierat e tyre sportive, si dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në performancën e tyre.

Më e dukshmja ndër rëniet është ajo e Armando Brojës, i cili kaloi një sezon të gjatë jashtë fushës për shkak të dëmtimeve. Vlera e tij është ulur nga 22 milionë në vetëm 12 milionë euro, duke reflektuar një humbje prej 10 milionë eurosh, më e madhe se çdo tjetër në këtë listë.

TË RINJ, PERSPEKTIVË E PAQARTË

Kristjan Asllani, një nga talentet e Kombëtares, ka pësuar një rënie të konsiderueshme prej 5 milionë eurosh, nga 18 në 13 milionë, për shkak të një trajektoreje që nuk ka bindur plotësisht në Inter. Një situatë e ngjashme është edhe ajo e Ernest Muçit, i cili përjeton ulje-ngritje në performancë dhe vlerë, duke pasur një rënie prej 3 milionë eurosh.

FORMA DHE AKTIVIZIMI

Disa prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares kanë pësuar rënie për shkak të paraqitjeve të dobëta ose mungesës së aktivizimit të rregullt në klubet ku luajnë. Tomas Strakosha, portieri i AEK-ut, ka pësuar një ulje prej 500 mijë eurosh në vlerë, duke reflektuar paraqitjet jo të qëndrueshme në fushë. Shumë prej lojtarëve kanë përjetuar ulje vlerash për shkak të situatave në klubet e tyre: Ylber Ramadani ka përfunduar në stol te Leçe, Nedim Bajrami nuk ka marrë minutat e pritshme në Skoci, ndërsa Arbnor Muja dhe Arbër Hoxha kanë pësuar rënie për mungesë aktivizimi. Një situatë e ngjashme është ajo e Andi Hadrojt, i cili, për shkak të mungesës së minutave në Polisia, ka pësuar një rënie të vogël, por domethënëse. Elseid Hysaj, i cili nuk është përfshirë në listën e Lacios për fazën e parë të sezonit, ka pësuar një rënie prej 1 milion eurosh. Kjo reflekton 10 kuqezinj humbjen e besimit nga trajneri dhe uljen e minutave të luajtura, duke krijuar një efekt negativ në vlerën tregtare të tij. Në mënyrë të ngjashme, Ivan Balliu, që ka humbur pozitat në Vajekano në garë me Ratiun, ka rënë në vlerë me 600 mijë euro.

MOSHA DHE FAKTORË TË TJERË

Mosha është një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në rënien e vlerës së disa lojtarëve me eksperiencë. Berat Gjimshiti, 32 vjeç, ka pësuar një rënie të madhe prej 4 milionë eurosh në vlerë, duke reflektuar ndoshta pritshmëritë më të ulëta për vazhdimësinë e performancës në nivelet më të larta. Po kështu, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji kanë pasur një rënie më të vogël, por të qëndrueshme, që lidhet me kalimin e moshës dhe konkurrencën në pozicionet e tyre. Elhan Kastrati ka qenë një nga rastet më të spikatura, ku renia e ekipit të tij, Çitadela, nga kategoria ka ndikuar në mënyrë direkte në uljen e vlerës së tij nga 1.3 milionë në vetëm 500 mijë euro, një rënie prej 800 mijë eurosh. Kjo situatë është një shembull i qartë sesi sukseset ose dështimet kolektive ndikojnë në perspektivën individuale të futbollistëve. Gjithashtu, rënia e vlerave të kartonit gjatë një viti ka prekur edhe sulmuesit e tjerë si Rei Manaj, Taulant Seferi dhe Indrit Tuci, që tani kushtojnë më pak në treg.

Screenshot 2025-07-04 141518

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al