Me 13 gola dhe 2 asiste, Ernest Muçi është jo vetëm lojtari më i mirë, më produktiv në radhët e Trabzonspor, por së fundmi sulmuesi kuqezi u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i muajit janar në Turqi. Sigurisht këto shifra dhe ky trofe, në një kampionët ku militojnë yje si Osimhen, Icardi e shumë të tjerë, flasin qartë për formën dhe momentin e shkëlqyer që po kalon futbollisti shqiptar.
Në radhët e Trabzonspor nuk kanë më asnjë dyshim në lidhje me të ardhmen e tij, në fund të këtij sezoni do të derdhin në arkën e Beshiktash 8,5 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e tij. Nuk pritet të bëhet pengesë as klubi i Beshiktash, jo vetëm që kanë një kontratë për të respektuar, por në çdo rast, janë të detyruar të shesin Muçin pasi talenti kuqezi nëse do të rikthehej te Beshiktash do të futej më pas në vitin që i përfundon kontrata, në 2027. Në kushte të tilla nuk do të rrezikonin ta humbasin flas.
Te Trabzonspor janë tashmë të bindur plotësisht se Muçi është një investim i sigurt, në një kohë kur ka shumë oferta në drejtim të tij edhe nga klube angleze. E vetmja gjë jo e sigurt këtë periudhë është nëse Muçi do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues për ndeshjet e fazës “play-off”, nëse po, çfarë roli do të ketë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







