• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeministri grek ia përmend Trumpit: Greqia ishte shteti i parë që dërgoi forca pas tërmetit në Shqipëri. Po nuk respektuan minoritetin, s’ka integrim në BE

08/01/2020
Kryeministri grek ia përmend Trumpit: Greqia ishte shteti i parë që dërgoi forca pas tërmetit në Shqipëri. Po nuk respektuan minoritetin, s’ka integrim në BE

Athina zyrtare vlerëson se mëgjithëse takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtepinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kane qenë pozitive.

Lideri grek pasi ka dëgjuar përgjigjet e presidentit Trump dhënë gazetarëve për situatën në Iran, i ka paraqitur atij problematikën në politikën e jashtme të vendit, veçanërisht sa i përket marrëdhënieve greko-turke duke e siguruar njëkohësisht se gjithnjë Greqia kërkon një raport të shkëlqyer me SHBA si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë tregtar.

Ndërkohë, në një bisedë në Atlantic Council, Mitsotakis duke përshkruar situatën në Libi e ka cilësuar marrëveshjen e kufirit detar midis qeverisë filoturke te Tripolit dhe Ankarasë, si ” gjeografikisht qesharake ” pasi nuk merr parasysh ishullin e Kretës, duke parlajmëruar se Athina mund të shkojë edhe në gjykatën e Hagës për këtë çështje.

Nuk ka harruar gjithashtu të theksojë se Greqia mbështet ecurinë europiane të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, duke kujtuar kushtet që duhet të plotësojnë, ndërsa shpreson se në Zagreb në Maj, Franca dhe Danimarka do të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.

Kyriakos Mitsotakis tha se:

“Eshtë në interesin tonë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. Nuk duam t’ju mbyllim derën në fytyrë.

Ne mbështetëm vendimin e Këshillit Europian që këto dy vende të marrin një datë negociatash. Në lidhje me Shqipërinë i bëmë të qartë kushtet. Sepse ne kemi një minoritet kombëtar në Shqipëri dhe duhet që të drejtat e tij të respektohen.

Qofshin ato të drejta për pronën, apo për të marrë pjesë në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Kështu që ja bëra të qartë zotit Rama se ne do ti mbështesim, por nuk do të pranojmë që mos respektohen të drejtat e minoritetit.

Gjithashtu ne ishim vendi i parë që pas tërmetit dërguam forca dhe ndihmuam vendin fqinj.”

Përveç takimit me presidentin amerikan, të cilin opozita në vend e konsideroi si të pafrytshëm për politikën e jashtme të vendit, Mitsotakis ka takuar edhe shefen e FMN Kristalina Georgieva dhe pas takimit me të ka dhënë lajmin e rëndësishëm se qeveria e tij mbyll zyrat e këtij organizmi në kryeqytetin grek, duke dhënë sinjalin se Greqia tashmë ka filluar rrugën e rimëkëmbjes ekonomike./ Tch

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al