• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeministrja e Italisë bie në “kurth” nga dy komedianë, ja çfarë ndodhi me telefonatën

01/11/2023
Kryeministrja e Italisë bie në “kurth” nga dy komedianë, ja çfarë ndodhi me telefonatën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rënë pre e një telefonate mashtruese që i është bërë nga Vovan & Lexus, një dyshe e komedianëve rusë, që konsiderohen të afërt me shërbimet inteligjente të Kremlinit.

Njëri prej të dyve e ka telefonuar shefen e qeverisë italiane më 18 shtator dhe e pyet për politikën e jashtme, duke u shtirur si një lider afrikan.

Dyshja ruse në të kaluarën ka futur në “rrjetën” e tyre liderë të tjerë ndërkombëtarë, si kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe ish-sekretarin amerikan të shtetit, Henry Kissinger.

Vladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stolyarov prezantuan bisedën duke deklaruar se Meloni u ankua për qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me urgjencën e migracionit në Europë dhe se pretendon se ka një “lodhje” për situatën në Ukrainë.

“Jemi afër momentit kur të gjithë do ta kuptojnë se na duhet një rrugëdalje. Problemi është gjetja e një të tille që mund të jetë e pranueshme pa shkatërruar të drejtën ndërkombëtare. Ukraina nuk pati suksesin e pritur në pranverë. Kundërofensiva e Ukrainës mund të mos shkojë siç prisnin.

Po përparon, por nuk e ka ndryshuar fatin e konfliktit. Pra, të gjithë e kuptojnë se (konflikti) mund të zgjasë për shumë vite nëse ne nuk përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Problemi është se cila është zgjidhja e pranueshme pa hapur konflikte të tjera”, thotë kryeministrja italiane në bisedë në lidhje me Ukrainën.

Zyra kryeministrore “Palazzo Chigi” ka reaguar pas publikimit të audios, duke theksuar se “pavarësisht provokimeve” Meloni konfirmoi në telefonatë “mbështetje të plotë për Ukrainën” dhe në politikat italiane për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

“Zyra e Këshilltarit Diplomatik të Presidentit të Këshillit të Ministrave shpreh keqardhjen që u mashtrua nga një mashtrues që u paraqit si President i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe që u vu në kontakt telefonik me kryeministren Giorgia Meloni. Episodi ndodhi më 18 shtator në kuadrin e angazhimit intensiv të zhvilluar në ato orë nga Meloni për të forcuar marrëdhëniet me liderët afrikanë, me të cilët ajo pati takime të rëndësishme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së midis 19 dhe 21 shtatorit”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë italiane.

Ndërkohë zv/sekretari i FdI-së Giovanbattista Fazzolari komentoi telefonatën mes Melonit dhe dy aktorëve rusë të humorit duke thënë se pas “kurthit” qëndron nervozizmi i Moskës për ecurinë e luftës në Ukrainë.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al