• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryepeshkopi Joan Pelushi kujton Janullatosin: Ngriti kishën shqiptare nga rrënojat

07/04/2025
Kryepeshkopi Joan Pelushi kujton Janullatosin: Ngriti kishën shqiptare nga rrënojat

Katër ditë pas intervistës së tij në televizionin publik të Greqisë ERT, e para në mediat greke, duke folur për gazetën “Apogjevmatini” të së dielës, kryepeshkopi i Shqipërisë Joani thekson midis të tjerash se trashëgimia e shquar e kryepeshkopit të ndjerë Anastas është një bekim dhe përgjegjësi e madhe për të.“Personaliteti i tij i shquar, me zërin dhe praninë e tij të fuqishme në kishën ortodokse dhe më gjerë, la gjurmë të pashlyeshme”, thotë ai.

“Është një ngarkesë e rëndë, përtej forcës së shpatullave të mia të dobëta, por ajo që më jep kurajë është siguria se Zoti është Ai që i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të dobëtit”, vazhdon ai.

“Falënderoj Zotin që dërgoi në vendin tonë një njeri të ndritur dhe të përkushtuar, Kryepeshkopin Anastas, i cili ka qenë një dhuratë e çmuar për ne dhe për Kishën tonë”, deklaron imzot Joani duke shtuar se ai e ringriti Kishën shqiptare nga rrënojat dhe se ndihet i privilegjuar që e njohu dhe punoi me të për 33 vjet.

I pyetur për largimin e tij nga Mitropolia e Korçës Hirësia e tij Joani thotë: “Si çdo ndarje, edhe largimi pas 27 vitesh të bekuara është i dhimbshëm për shkak të kujtimeve të çmuara në këtë qytet të veçantë me besimtarët e tij të devotshëm dhe Korça do të mbetet gjithmonë në zemrën dhe lutjet e mia”.

Në fund të intervistës Fortlumturia e Tij Joani jep mesazhin për ditët në vijim duke theksuar se do të përpiqet me të gjitha forcat t’i shërbejë grigjës që Perëndia i ka besuar, duke mbajtur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se “Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer” dhe do të përpiqet të vazhdojë, veprën e shkëlqyer të kryepeshkopit të bekuar Anastas.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë -përfundon ai- do të jetë miqësore dhe do të kërkojë të bashkëjetojë paqësisht me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Apostullit Pal: Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit”.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al