• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeqytetasit me jetëgjatësinë më të lartë në Shqipëri, ja ku renditet Gjirokastra

10/02/2021
Kryeqytetasit me jetëgjatësinë më të lartë në Shqipëri, ja ku renditet Gjirokastra

Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit shfaqin diferenca të mëdha. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, qarku me jetëgjatësinë më të lartë në lindje për burra ishte ai i Tiranës, me 80,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Gjirokastrës, me 73,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë për gratë ishte ai i Tiranës, me 84,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Beratit. Pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë jetëgjatësinë më të madhe si për gratë dhe burrat. Ndërsa Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati kanë jetëgjatësinë më të ulët për të dyja gjinitë në raport me mesataren kombëtare.

Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri, për tërë popullsinë ishte 79,0 vjet. Ajo ishte 77,6 vjet për burrat dhe 80,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 3 vjet më shumë se burrat. Sipas të dhënave nga Banka Botërore nga viti 1961 në vitin 2015, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 62.3 vjeç arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Health for All) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

INSTAT parashikon se deri në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite. Të tria hipotezat e INSTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve. Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,7 në vitin 2019) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave./MONITOR

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al