Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi këtë të hënë në selinë rozë Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u emërua një drejtues i ri politik për Dibrën.
Gjatë mbledhjes u zyrtarizua emri i Blendi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës nga radhët e PS-së.
Ky vendim i socialistëve vjen pas vakancës së krijuar në Dibër, me largimin e Blendi Gonxhes drejt Tiranës.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu pritet të kandidojë në Vlorë, qark i drejtuar nga Bledi Çuçi.